LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari për “Bild”: Sulmuesi i Munihut ishte ofenduar në baza racore para se të kryente sulmin

Dëshmitari për “Bild”: Sulmuesi i Munihut ishte ofenduar në baza racore para se të kryente sulmin

Policia gjermane konfirmon se në sulmin e djeshëm në qendrën tregtare në Munih, ishte vetëm një sulmues. Ai është 18- vjeçari iranian dhe nuk ka sulmues të tjerë dhe lokacione tjera të lidhura me këtë sulm.

Gazeta “Bild” duke analizuar motivin e atentatorit thotë se nuk është sigurt se ai ishte një xhihadist.


Sipas një dëshmitari që ka marrë CNN, sulmuesi ka thirrur “Allahu Akbar”, por, Bild hedh dyshime për këtë, duke thënë se dëshmitarë të tjerë nuk kanë dëgjuar këto thirrje dhe një sulm xhihadist do të ishte mirë i planifikuar, që të dihej motivi, me sulmuesin që do të brohoriste më shpesh, transmeton Telegrafi.

Të gjitha lajmet nga Sulm i armatosur në Munih
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sulm i armatosur në Munih

Një dëshmitar tjetër i Bild ka treguar se sulmuesi është parë në qendrën tregtare para sulmit, ku është ofenduar në baza racore nga disa gjermanë, para se ai t’u thotë atyre: “Tash do të blej një armë dhe to t’iu çoj në ajër”.

Deri tash ka disa versione lidhur me motivin e sulmit, kurse policia gjermane po vazhdon hetimet. /Telegrafi/