LAJMI I FUNDIT:

Dështon dialogu për kadastrën (Video)

Dështon dialogu për kadastrën (Video)

Ka dështuar në Bruksel takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe për zbatim të marrëveshjes për kadastrën, ose kthimin e dokumenteve kadastrale të cilat Serbia i ka marrë dhunshëm nga Kosova gjatë luftës.

Pala serbe ka kërkuar që marrëveshja të trajtojë vetëm pronat e serbëve në Kosovë, duke kërkuar favorizim të komunitetit serb, por ky propozim është kundërshtuar nga pala kosovare.


Ministrja Edita Tahiri në një bisedë telefonike për Tribuna Channel ka shpjeguar arsyet e dështimit të këtij takimi.

“Takimi dështoi me fajin e palës serbe, e cila kërkoi favore për serbët e Kosovës”, tha ajo, duke sqaruar edhe detaje të tjera.