LAJMI I FUNDIT:

Dështon sjellja e ndihmave ruse në Maqedoni për vendet e vërshuara

Dështon sjellja e ndihmave ruse në Maqedoni për vendet e vërshuara

Sot Rusia zyrtare duheshte të sjell në Maqedoni ndihma për vendet e vërshuara nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni nga REL.

Arsyet për dështimin e sjelljes së ndihmave kanë qenë të natyrës teknike. Aeroplani ka dështuar të ngritet nga baza ushtarake.


Aeroplani i njejtë duheshte të aterojë në aeroportin e Shkupit ”Aleksandri i Madh”.

Ndihmat e parapara nga lista e shtetit rus ishin: Ndihma përbëhet nga gjeneratorë të lëvizshëm me benzinë dhe naftë, me fuqi prej 5 deri 120 KW, pompa speciale dhe pajisje pompash, batanije dhe konzerva peshku dhe mishi./Telegrafi/