LAJMI I FUNDIT:

Dështon takimi i thirrur nga Ramiz Kelmendi

Dështon takimi i thirrur nga Ramiz Kelmendi

Takimi i thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, i cili ishte caktuar që të mbahej gjatë ditës së sotme ka dështuar pasi liderët politik të cilët ditë më parë iu kanë përgjigjur ftesës së Kelmendit nuk kanë shkuar në takim.

Ramiz Kelmendi, pas dështimit të takimi mbajti një konferencë për media ku shprehu keqardhjen e tij për mos realizimin e këtij takimi.


Sipas tij, ky takim do ishte shumë i rëndësishëm pasi do të ishte një mundësi e mirë për ta diskutuar çështjen pa ndërhyrje ndërkombëtare.

Kelmendi po ashtu tha se protestat janë e drejtë e çdo kujt, duke bërë thirrje qytetarëve që nëse dalin të protestojnë të sillen konform ligjeve të shtetit, por jo duke përdorur dhunë, transmeton Telegrafi.

“Jemi në vitin 2017, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, nuk kisha pas qef që Kosova të kthehet në vitin e 1989. I kisha ftuar qytetarët që edhe nëse dalin në protestë të sillen konform ligjeve të shtetit, por jo duke përdorur dhunë”, tha ai.

Kelmendi po ashtu tha që nuk do të bënte asnjëherë pazare me liderët për ardhjen e  tyre, duke ndërruar mendimin e tij për demarkacionin, pasi sipas tij opozita e di mirë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje.

“Liderët e opozitës e dinë qëndrimin tim dhe nuk do jem pjesë e pazareve nëse vijnë apo jo në takim”, tha Kelmendi, duke shtuar se është në kontakt me qytetarë të cilët e kanë pritur këtë takim.

“Është dashur që ata të vijnë e të bisedojnë pa e pas ndonjë akterë ndërkombëtar, të bisedojmë dhe të gjejmë se ku gjendet e drejta”, ka thënë Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori