LAJMI I FUNDIT:

Dështon transferimi i Astrit Fazliut

Dështon transferimi i Astrit Fazliut

Astrit Fazliu nuk ka arritur të transferohet te skuadra belge Sint Niklaas, ku u provua për disa javë. Sulmuesi thotë se transferimi te skuadra që garon në Ligën e Dytë të Belgjikës i ka dështuar për shkak të vonesës së dokumentacionit nga skuadra e Prishtinës.

“Dokumentet nga Prishtina u vonuan shumë. Po të vinin më herët do të kryhej puna. Unë të hënën do t’i nis stërvitjet me Prishtinën", ka thënë Fazliu për Koha Ditore.

Ai thotë se Prishtina është pajtuar që ta lirojë me dëmshpërblim prej tre mijë eurove, por në fund nuk ndodhi transferimi.


Në të vërtetë, vetëm sulmuesi i Lirisë, Vedat Muriqi, ka realizuar transferim jashtë vendit në janar. Ai ka kaluar te Teuta e Durrësit. /Telegrafi/