LAJMI I FUNDIT:

Detaje rreth sulmit në Normandi: Kishte vetëm një orë kohë për lëvizje të lirë, e shfrytëzoi për të vrarë! (Foto)

Detaje rreth sulmit në Normandi: Kishte vetëm një orë kohë për lëvizje të lirë, e shfrytëzoi për të vrarë! (Foto)

Policia franceze ka vrarë sot dy sulmues të armatosur, që mbanin pengë pesë persona në një kishë në Normandi në pjesën veriore të Francës.

Sulmuesit e armatosur me thika para se të vriteshin nga policia franceze, ia kishin prerë fytin priftit që ishte në mesin e pesë personave që mbaheshin peng, transmeton Telegrafi.

Një person raportohet se është plagosur rëndë dhe është në gjendje kritike. Ndërsa sipas medieve franceze është vrarë është një peng tjetër, por deri më tani policia ka konfirmuar vetëm vrasjen e priftit në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray pranë Rouen.

2

Burime të policisë kanë bërë të ditur se policia ka likuiduar sulmuesit, derisa prifti Jacques Amel është vrarë në momentin që i është prerë fyti me thikë.

Policia ka konfirmuar vrasjen e priftit i cili ishte rreth të 90-ve, dhe plagosjen e një pengu tjetër.

Siç kishte raportuar BBC, janë dëgjuar të shtëna armësh nga kisha derisa në vend të ngjarjes kishin dalë një numër i madh i policëve, njësive speciale, autoambulancave dhe veturave të zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

3

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka njoftuar se sulmin e kanë kryer dy “ushtarë” të tyre.

“Ata kanë kryer sulmin si përgjigje ndaj thirrjeve, që cak i sulmeve të jenë vendet e koalicionit të krishterëve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Amak, raporton Reuters.

4

Sipas burimeve të pakonfirmuara, sulmuesit kishin bërtitur “Shteti Islamik”, por këtë nuk e ka konfirmuar policia franceze. Derisa autoritetet e sigurisë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sulmin në kishë.

Identiteti i sulmuesve dhe motivi i sulmit ende nuk dihet, ka bërë të ditur një zyrtar policor, identiteti i  të cilit nuk është zbuluar.

5

Raportohet se njëri prej sulmuesve kishte tentuar që gjatë vitit të kaluar të shkoj në Siri, por ishte kthyer në Francë, me ç’rast është burgosur nga autoritetet franceze.

6

Por pasi ishte liruar nga burgu, sipas medieve lokale ai gjatë tërë kohës është obliguar të mbajë një byzylyk në këmbë, që shërben si lokalizues me qëllim që të parandalohet ikja nga shteti.

7

Ai kishte pasur leje për lëvizje të lirë çdo ditë gjatë periudhës kohore nga 8:30 deri në 13:30, kurse sulmi ishte kryer nga 9:35 sipas kohës lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori