LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Welle dorëzon padi kundër ministrisë turke

Deutsche Welle dorëzon padi kundër ministrisë turke

Deutsche Welle ka depozituar padinë pranë Gjykatës Civile në Ankara për kthimin e materialit filmik të një interviste. Ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic e konfiskoi regjistrimin.

Pas regjistrimit të një interviste televizive për emisionin “Conflict Zone” me Michel Friedmann në Ankara, 5 shtator, ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic, e konfiskoi regjistrimin. Më pas ministria turke e shkeli një afat të vedosur nga Deutsche Welle për paraditen e një dite më vonë për të dorëzuar regjistrimin televiziv. Po ashtu edhe një afat i dytë i vendosur nga avokatë të Deutsche Welles u injorua nga pala turke. Tani Deutsche Welle ka ofruar padinë tek një gjykatë në Ankara.


Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg e dënoi veprimin e autoriteteve turke. “Ky procedim nuk ka të bëjë më me shtet ligjor dhe demokraci. Tani ne kërkojmë nga pala turke përmes rrugës ligjore dorëzimin pa vonesë të regjistrimit filmik.”

Deutsche Welle -ofrues objektiv informacioni

Edhe bordi drejtues mediatik i Deutsche Welles në mbledhjen e tij më 23 shtator 2016 në Berlin e mbështeti kërkesën për padi ligjore për dorëzimin e regjistrimit. Kryetari i bordit, prelati Karl Jüsten tha se “ne angazhohemi për lirinë e pakufizuar të shtypit. Turqia është e lidhur ngushtë me Europën. Kjo përfshin edhe respektimin e parimeve bazë demokratike si liria e shtypit. Këtu duhet të kemi standarte të krahasueshme. Është tepër shqetësuese që Deutsche Welle është e detyruar të ngrejë padi në gjykatë për dorëzimin e një interviste të saj me një ministër turk.”

Nga ana tjetër bordi drejtues vlerësoi edhe angazhimin gazetaresk të Deutsche Welles për informimin në Turqi dhe popullsinë turqishtfolëse në Gjermani. Bordi shtroi kërkesën për mbështetjen më të mirë financiare të Deutsche Welles si një ofrues objektiv informacioni në një rajon mjaft të rëndësishëm politikisht. “Nuk mund të pranojmë atë që po ndodh në Turqi në drejtim të lirisë së shtypit. Këtu kërkohet që Deutsche Welle që të informojë njerëzit në vend, në mënyrë të plotë dhe objektive si edhe të ndërmjetësojë pozicionet e Gjermanisë”, thotë Jüsten.

“Conflict Zone” është një format televiziv mjaft i suksesshëm i Deutsche Welles në formën e intervistës. Bisedat e zhvilluara aty tërheqin vëmendje ndërkombëtare, sidomos në vendet nga vijnë të intervistuarit. Intervistat e zhvilluara në “Conflict Zone” janë konfrontuese, një luftë e fortë për pozicionim dhe për të vërtetën. Moderatorët Tim Sebastian e Michel Friedmann pyesin me këmbëngulje me pa u dorëzuar për ta bërë të qartë për publikun qëndrimin e të ftuarve.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori