Ndër përfituesit e vendimit britanik nuk bën pjesë vetëm Nigel Farage dhe politikanët e tjerë euroskeptikë në BE, si hollandezi Geert Wilders dhe francezja Marine le Pen. Edhe Presidenti rus Vladimir Putin bën pjesë në përfituesit e referendumit për Brexit.
Vërtet që ka pak gjasa që Putini të shprehet në këtë mënyrë. Atij i pëlqen shumë të paraqitet si burrë shteti ndërkombëtar, i cili reagon me fjalë të moderuara e të kontrolluara. Por në kanalet e transmetimit të kontrolluara nga Kremlini do të dominojë qartë gëzimi malinj dhe lotët e krokodilit për Brexit: sepse mediet shtetërore ruse propagandojnë prej kohësh një pamje negative të një BE që po shpërbëhet, mendon Ingo Mannteufel në komentin publikuar në DW.
Internacionalja populiste e Putinit
Shumë rusëve dalja nga BE i Britanisë së Madhe u kujton shpërbërjen e BS. Vërtet që vendimi për Brexit është një moment vendimtar në histori. Por një kolaps të plotë të rendit shtetëror dhe ekonomik, siç ndodhi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në Evropë nuk do të ketë. Por kjo e vërtetë nuk u thuhet spektatorëve të televizioneve ruse.
Politikën ruse nuk mund ta shohësh si shkak për forcimin e populistëve në Evropë – ose po të mendosh Donald Trumpin – edhe në SHBA: shkaqet për këtë janë më tepër në një kombinim faktorësh demografikë, politikë dhe socioekonomikë.
Megjithatë, Kremlini vitet e shkuara i shtoi dukshëm përpjekjet për të mbështetur grupet populiste dhe kritike ndaj BE- qoftë në formë kredie të një banke ruso-çeke për Front National të Marine le Pen ose në formën e një raportimi tepër dashamirës të medieve ndërkombëtare nga Rusia për UK Independence Party të Nigel Farage ose në vitin 2014 edhe për lëvizjen e pavarësisë së Skocisë.
Me këtë forcim të tendencave populiste në Evropë synohet të minohen stabiliteti dhe aftësia për veprim e Evropës. Logjika pas kësaj: sa më shumë të shtohen mosmarrëveshjet në Evropë, aq më shumë shtohen shanset për të arritur përfundime më të mira në negociatat për zbutjen e sanksioneve evropiane ndaj Rusisë.
Arritje e synimit maksimal të politikës së jashtme ruse
Me vendimin për Brexit është arritur synimi maksimal i politikës së jashtme ruse në Evropë: BE do të merret vitet e ardhshme para së gjithash me veten. Zgjerime të BE aktualisht nuk përfytyrohen më. Lajmi i keq për të gjithë ukrainasit, moldavët dhe gjeorgjianët është: zgjerimi i BE me shtete postsovjetike ose edhe me shtete ballkanike, me vendimin për Brexit është spostuar në një të ardhme të largët.
Pra perspektiva evropiane e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë deri në një vendim tjetër u shkatërrua. Këto shtete do të shtyhen sërish indirekt në “zonën e influencës” të kërkuar nga Rusia, edhe nëse këtë nuk e thotë njeri politikisht hapur në BE. Dhe me këtë, Presidenti rus Putin bën pjesë qartësisht në përfituesit e Brexit. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre