LAJMI I FUNDIT:

Dhe humbja erdhi

Dhe humbja erdhi

Barcelona ka shijuar humbjen e parë sezonale. Blaugranët janë mposhtur me rezultat 3-2 nga Real Sociedadi.

Ishte minuta e shtatë kur Lionel Messi i kaloi mysafirët në epërsi pas një asistimi të Andres Iniestas.


Një tjetër aksion të bukur të katalunasve e përfundoi me gol Pedro Rodriguez (25’). Edhe Xavi dhe Alves ishin meritore për këtë gol.

Mirëpo, pa përfunduar pjesa e parë (41’), Chori Castro ktheu vendasit në lojë pas një asistimi të Carlos Velas.

Në pjesën e dytë (56’), Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Gerard Pique u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo ua lehtësoi punën vendasve, të cilët e barazuan rezultatin dhe realizues ishte sërish Chori (63’).

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë (90’+1) nga Imanol Agirretxe.

Pas 20 xhirosh në La Liga këtë sezon, kjo ishte humbja e parë e Barcelonës. Katalunasit kanë diferencë të madhe pikësh me konkurrentët për titull, të cilët e kanë rastin që sadopak të afrohen. /Telegrafi/