LAJMI I FUNDIT:

Dhëmbët e qumështit mund të shërohen

Dhëmbët e qumështit mund të shërohen

Nuk ekziston një zëvendësim adekuat për dhëmbët, por nëse ndodh që ata të prishen, duhet që menjëherë të shërohen. I gabuar është mendimi që dhëmbët e qumështit nuk mund të shërohen, sepse ndërrohen dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar.

Dhëmbët e qumështit paraqiten rreth muajit të gjashtë të jetës dhe mundësojnë ngrënie të duhur dhe të shëndetshme të ushqimit deri në moshën 12-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Ata duhet të ruhen në mënyrë që të mundësojnë ngrënie të duhur, rritje të duhur dhe zhvillim të fëmijës, të folur të duhur dhe jetë sociale të fëmijës.

Përveç dhëmbëve të parmë, atyre prerës, të cilët ndërrohen rreth vitit të shtatë, dhëmbët anësorë qëndrojnë deri në vitin e 10 ose 12 dhe në atë moshë janë të rëndësishëm për përtypje të ushqimit, formimit të shqiptimit të duhur të disa shkronjave dhe pranimit të fëmijëve në kolektive.

Prishja e cila nuk sanohet në dhëmbët e qumështit dhemb sikur edhe në dhëmbët e tjerë dhe duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë. /Telegrafi/