LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë këshilla nga trajneri personal i cili i kishte humbur 70 kilogramë

Dhjetë këshilla nga trajneri personal i cili i kishte humbur 70 kilogramë

Kur Joe Bernstein ishte 25 vjeçar, ai kishte peshuar 154 kilogramë. Dietat nuk kryenin punë! Pastaj, ai kishte vendosur t’i fusë në jetën e tij disa shprehi të thjeshta të cilat me kohën do të shpinin në ndryshime pozitive në pamje fizike dhe në ndjenjat rreth vetvetes.

Tani Joe punon si trajner personal dhe i ndihmon njerëzve të bëjnë zgjedhje më të mira për një stil të shëndetshëm të jetës, transmeton Telegrafi.


Mos pini kalori

Kjo do të thotë se është më mirë të shmangni pijen e lëngjeve, pijeve freskuese dhe çajeve të nxehtë. Edhe nëse është e vetmja shprehi që do e pranoni, kjo do t’ju ndihmoj t’i humbni deri në 22 kilogramë brenda tre muajve. Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se pimë deri në 2,000 kalori brenda dite.

1

Kujdes çfarë hani në punë

Në vend se të hani ushqime të dëmshme dhe të pashëndetshme në punë, më mirë filloni të merrni ushqim të shëndetshëm nga shtëpia me vete në punë.

Kaloni më pak kohë në rrugë

Një biçikletë do t’ju ndihmoj t’i kurseni disa orë të kohës personale, e gjithashtu ua kursen shumë nerva. Koha e kursyer mund të shpenzohet duke bërë ushtrime fizike.

3

Mësohuni si të gatuani shujta të shijshme

Për ta bërë këtë keni receta nga interneti, emisione gatimi dhe kurse me njerëz të mirë të cilët do t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj drejt një kuzhinieri të mirëfilltë.

Përpiquni të kuptoni vlerën e ushqimeve natyrale

Është më mirë të zgjidhni produkte vendore dhe të freskëta sesa të hani ushqime të dobëta.

Në internet dhe në libra të ndryshëm mund të mësoni hollësisht se çfarë vitamina ofrojnë frutat dhe perimet e caktuara.

Merrni një qen

Një ecje aktive e mëngjesit me shokun katër-këmbësh është gjëja më e mirë që mund ta bëni për ta shpejtuar metabolizmin dhe aktivitetin e trurit. Sidoqoftë, nuk është e domosdoshme të merrni një qen – gjëja kryesore është të gjeni një arsye për të ecur në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Blini ushqim organik

Nuk është fjala të blini ushqime në dyqan të cilat mbajnë shënimin “produkte organike” – por është fjala për shprehinë e të zgjedhurit ushqimin me kualitetin më të lartë. Po, ky ushqim mund të jetë pakëz më i shtrenjtë, por ia vlen çdo monedhë e shpenzuar për shëndet më të mirë.

4

Kushtoni vëmendje kualitetit të mishit

Do të ishte ide e mahnitshme të rritet numri i drekave dhe darkave vegjetariane të cilat i konsumoni, qo do të thotë të ngritet sasia e perimeve dhe pemëve që i konsumoni. Nëse nuk jeni të gatshëm ta refuzoni mishin, të paktën kushtoni vëmendje kualitetit dhe origjinës.

Hiqni dorë nga lidhjet që ju dëshpërojnë

Pas ndarjes nga gruaja e tij, Joe kishte pasur për detyrë ndërtimin e një jete të re, dhe ishte komplet një jetë e re – e shëndetshme dhe e vetëdijshme. Nuk është nevoja të veproni aq radikalisht si ky, por çdo person i cili ka lidhje e cila e dëshpëron, më mirë është t’i jep fund.

Ndryshojeni veten fizikisht dhe mendërisht

Mos e lini peshën të kthehet, është e rëndësishme të bëni më shumë ushtrime fizike dhe të hani siç duhet. E gjithë puna mendore ka rëndësi; qysh nga fillimi kur keni filluar të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, e deri në momentin kur e ndjeni veten si një person të ri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori