LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë rregulla për një takim ideal

Dhjetë rregulla për një takim ideal

Mendoni se motivi për të cilin jeni beqar është vetëm mungesa e eksperiencës dhe “trajnimi”? Ne do t’iu paraqesim disa rregulla, të cilat ju këshillojnë për një takim perfekt.

Pasi të mësoni këto sekrete, ju nuk do të keni më asnjë vështirësi për të pasur një raport ideal. Takimet e këndshme do të forcojnë marrëdhënien tuaj dhe do t’i tregojnë partnerit që ju jeni një person interesant dhe tërheqës.

1. Jini të sjellshëm dhe alegro
Për të pasur një takim të këndshëm duhet të siguroheni që gjithçka është shumë e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë krijuese. Ky është një ndër rregullat që duhet të bini më shumë dakord. Por duhet të bëni kujdes, nuk është mirë që të flisni gjatë gjithë kohës.


2. Kujdes me përputhshmërinë
Edhe pse mund të jeni të tërhequr nga dikush që është komplet ndryshe nga ju, duhet të kuptoni që do të jetë e vështirë ta bëni argëtuese një bisedë. Nëse vërtet dëshironi ta provoni, planifikoni një takim interesant për të. Për shembull, nëse partneri juaj është i interesuar për muzikën klasike, në një mbrëmje mund të shkoni në opera.

3. Zgjidhni veshjen e duhur
Nëse partneri juaj do të vendosë vendin e takimit, atëherë gjeni një mënyrë për të zbuluar disa informacione rreth vendit për të kuptuar se si të visheni. Në rastin kur vendi është shumë sekret, vishni një veshje neutrale (xhinse, këpucë komode, bëni një make-up të thjeshtë).

4. Jini alegro
Nuk është se duhet ta ekzagjeroni dhe të qeshni për çdo gjë dhe të filloni të tregoni barsoleta. Është e nevojshme që të merrni pjesë në bisedë dhe të mos i merrni gjërat shumë seriozisht çdo herë që hapet një bisedë. Bëjeni atmosferën qetësuese me tema të thjeshta për t’u diskutuar nga të dy.

5. Mos dominoni në bashkëbisedim
Edhe pse mund të keni një sërë gjërash që doni t’ia thoni, mos e monopolizoni bisedën, duke mos i lënë asnjë moment tjetrit për të shprehur opinionin e tij.

6. Jini të qetë dhe të durueshëm
Për të pasur një takim të suksesshëm, duhet të jeni të qetë dhe të durueshëm. Nuk e keni me nxitim, ndaj mos u ngutni. (P.S.: Mos flisni për plane martese dhe fëmijë gjatë ngrënies së ëmbëlsirës.)

7. Jini realistë
Mos prisni shumë nga një takim “i varfër”. Fakti se ju ka zgjedhur ju që t’ju takojë nuk do të thotë që do të lidheni bashkë.

8. Flisni rastësisht
Jini një shoqërues i mirë për partnerin dhe mos e detyroni t’u përgjigjet pyetjeve që janë për t’u evituar. Edhe pse doni të dini disa gjëra, përpiquni të pranoni edhe “no comment” si përgjigje.

9. Jini me edukatë
Mbase nuk ishte një ide e mirë për t’u takuar me të dhe ndoshta nuk do ta përsërisni më këtë gabim, por nuk keni asnjë motiv të silleni e pasjellshme dhe e vrazhdë, apo e çiltër. Nëse doni të shkoni, provoni të shpikni një alibi të besueshme dhe ikni në heshtje.

10. Komplimentet, çelësi i suksesit
I thoni partnerit gjërat që ju pëlqeni tek ai. Jini delikatë dhe bëni që ai të kuptojë që ju ka impresionuar. Në këtë mënyrë do të jetë shumë e thjeshtë të kaloni në hapa të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori