LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në kampin e refugjatëve në Siri (Foto/Video)

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në kampin e refugjatëve në Siri (Foto/Video)

Një sulm ajror në një kamp refugjatësh në veri të Sirisë kanë lënë të vrarë dhjetëra persona.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar tendat e shkatërruara të refugjatëve në kampin Kamounia, i cili gjendet në afërsi të kufirit turko-sirian.


Ky sulm erdhi një ditë pasi u konfirmua armëpushimi në të gjithë rajonin e Sirisë.

Forcat siriane ushtarake dhe anti-xhihadiste kryengritëse kishin rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm rreth qytetit të Aleppos, pas presionit nga SHBA -të dhe Rusia.

Një ndërprerja mbarëkombëtare e armiqësive ka qenë në vend që nga shkurti, por një marrëveshje e tillë nuk kishte rezultuar e suksesshme pas sulmeve në Aleppo, të cilat lënë të vrarë më shumë se 300 njerëz.

OKB-ja ka paralajmëruar se nëse armëpushimi dështon, do të ishte “katastrofike”, sepse më shumë se 400 mijë njerëz do të kërkonin strehë në Turqi.

Silikoni 2

Sulmet 1

Sulmet 2

Sulmet 3