Dhuna ndaj gruas në familje gjatë viteve 1990-2000 në Kosovë
Dhuna në familje mbetet një nga problemet më shqetësuese që përballen gratë në shoqëri. Shpeshherë gratë janë të rrezikuara pikërisht aty ku duhet të jenë më të mbrojtura, aty ku ato presin siguri, dashuri dhe mbështetje, në familje. E ndërsa realiteti dëshmon të kundërtën, familja është edhe vendi ku rrezikohet jeta e shumë grave, aty ato përbuzen, fyhen, rrihen, përdhunohen, madje edhe vriten nga partneret dhe anëtarët tjerë në familje. Këto gra përjetojnë dhunë çnjerëzore dhe nuk arrijnë të ngrenë zërin e të vendosin të shpëtojnë nga dhunuesit. Dhe fajin për këtë duket të jetë tek mossenzibilizimi i duhur dhe adekuat i grave për mbrojte nga dhuna në familje dhe mospasja e qasjes se njohurive të mjaftueshme ligjore dhe akteve nënligjore për mbrojtje të dhunës ndaj gruas në familje.
Dhuna në familje është dukuri mbarëbotërore, mirëpo në shumicën e vendeve në BE dhe vendeve të tjera të botës, gratë dhe qytetarët janë të njoftuar me procedurat ligjore për ndëshkimin e atyre që ushtrojnë dhunë ndaj gruas në familje, si dhe kallëzimet penale para organeve hetuese (Prokuroreve të Shtetit) për ndjekje të atyre që ushtrojnë dhunë dhe kapjen e tyre nga policia apo organet e rendit.
Mirëpo Kosova e ka përjetuar dhunën në familje edhe nga zakonet e trashëguara, të shkruara e të pashkruara, të vendit. Deri në vitet 1990-2000-ta, problemi për ushtrimin e dhunës ndaj gruas në familje qëndronte i maskuar, edhe pse shpeshherë i mprehtë. Vetëm pas viteve 1990 -2000, liria e shtypit dhe krijimi i shoqatave të pavarura në mbrojtje e të drejtave të njeriut e të gruas në veçanti, kanë mundësuar trajtimin e dhunës në familje si një dukuri diskriminuese për gruan.
Gjatë viteve 1990-2000, vite të transicionit, Kosova përkundër pengesave të shumta për arsye të njohura ka filluar në një sërë reformash demokratike institucionale, ligjore, strukturore e administrative që mundësojnë zhvillimin e vendit në një rrugë të mbarë e të pakthyeshme. Mirëpo ende duhet bërë punë për sensibilizim të gruas, dhe shoqërisë, për mbrojtje të gruas ndaj dhunës në familje si dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore, për rregullim të kësaj dukurie me rendësi të veçantë. Mirëpo paqëndrueshmëria politike, sociale dhe okupimet nga më të ndryshmet, gjatë viteve 1990 dhe 2000-ta trazirat sociale dhe rënia ekonomike të lidhura me ndryshimet në qeverisje shkaktuan valën më të madhe të emigrimit të (Kosovarëve) që janë larguar nga vendi, pjesa më e madhe e të cilëve drejt vendeve të BE-së.
Andaj Shoqëria (Kosovare) e viteve të transicionit ka përjetuar ndryshime të ndjeshme edhe në sistemin e vlerave dhe të moralit sundues në shoqëri. Ndërsa përkundër zhvillimeve pozitive pas periudhës së tranzicionit, në Kosovë ajo çka është më shqetësuese se ndjenja e konkurrencës, etja për fitime maksimale në një periudhë sa më të shkurtër kohore, fuqizimi i ndjenjës së indiferentizmit ndaj grupit dhe komunitetit, shpërbërja e grupit, probleme të familjes, largimi nga shkolla dhe shoqërimi i kësaj dukurie me një rënie të ndjeshme të nivelit të arsimit dhe edukimit në masë, shtimi i abuzimit me lëndët narkotike, alkooli dhe duhani, probleme të prostitucionit dhe trafikimit janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballet dhe vazhdon të ndeshet shoqëria Kosovare.
Dhe për këtë dukuri negative ndikon edhe, mungesa e politikave sociale në favor të shtresave në nevojë, mungesa e investimeve serioze në arsim dhe shëndetësi, mungesa e projekteve zhvilluese në zonat e prapambetura, malore apo me pak mundësi zhvillimi, që ndikon ndjeshëm në shpeshtësinë dhe përhapjen e dukurisë së dhunës në familje. Në këtë kontekst ekonomik, politik dhe social të vendit, gruaja në Kosovë vazhdon ende te jetë, në grupet më të rrezikuara të shoqërisë, lidhur me ushtrimin e dhunës, varfërinë dhe përjashtimin social. Dhuna ndaj gruas është rezultat i pabarazisë midis burrit e gruas dhe dëshmon për një diskriminim serioz të gruas në shoqërinë dhe familjen e sotme, dhe në fund të fundit, mbështeten në diferencimin kulturor dhe në prepotencën e meshkujve që nuk arrijnë të kuptojnë harmoninë dhe mirëkuptimin, si vlera të vërteta të një familjeje bashkëkohore.
(Autori ka diplomuar në Filozofi dhe Juridik, dhe është në përgatitje finale të temës së masterit në të Drejtën Penale në UP)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën