LAJMI I FUNDIT:

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Një video-incizim i postuar në YouTube është dëshmi për dhunimet grupore në Sheshin Tahrir, si dëshmi për tmerrin nëpër të cilin kalojnë aktivistet politike në protestat e Egjiptit. Aktivistët thonë se disa persona tentojnë që kështu të diskreditojnë protestat...

Aktivistët egjiptianë kanë postuar një video-regjistrim tronditës në të cilën shihet se si një grup njerëzish përdhunojnë një grua në Sheshin Tahrir të Kajros.

Javën e kaluar ka pasur më shumë sulme ndaj demonstruesve femra, nga të cilët së paku 20 ishin viktima të abuzimit seksual.


Videoja e postuar nga aktivistët arabë

Në xhirimin, të bërë nga distanca, mund të shohim rrahje masive rreth viktimës, edhe pse ajo nuk shihet. Video përcillet me një koment në arabisht, që përshkruan në detaje se çfarë po ndodhë.

Xhirimin e publikoi grupi i quajtur “Operacioni i luftës kundër keqtrajtimit seksual”, që është formuar në nëntër 2012 me qëllim për ta luftuar dhunën ndaj femrave.

Ky grup mendon se dhuna seksuale është përdorur për të dekurajuar gratë nga pjesëmarrja në protesta.

"Kjo është një çështje politike. Qëllimi kryesor është heqja e grave nga publiku", ka thënë Engi Gozlan, nga grupi i sipërpërmendur.

Duke patrulluar në rrugë, duke mbajtur fletëpalosje dhe duke siguruar mbështetje fizike dhe psikologjike për viktimat, ky grup është një nga të paktët që përpiqet për të përballuar shumë e më shumë sulme ndaj femrave protestuese në Egjipt.

Edhe pse kohë të gjatë dhuna seksuale ishte një temë tabu në Egjipt, pas rritjes së sulmeve publike gjatë kryengritjes së vitit 2011, për këtë temë flitet më shumë. Dhuna kundër grave ka tërhequr vëmendjen e publikut në dhjetor 2011, me pamjet tronditëse të vajzës, të mbuluar me shall dhe vetëm me sutjena, të cilën e rrah brutalisht policia.

Videoja që tronditi botën: Dhuna ndaj të ashtuquajturës “vajza me sutjenin e kaltër”

Falë "vajzës me sutjenin e kaltër”, siç është quajtur nga mediat, tema e dhunës ndaj femrave është bërë e pashmangshme në të gjitha diskutimet politike në Egjipt. Por, siç tregoi sulmi brutal i javës së kaluar, debati rreth kësaj nuk ia doli ta parandalojë dhunën.

Në protesta janë përdhunuar edhe gazetaret. Reporterja e “France 24”, Sonia Dridi, u sulmua në Kajro gjatë raportimit për këtë televizion. Sulmi ndodhi në tetor në Sheshin Tahrir, në të njëjtin vend ku vitin e kaluar e kanë sulmuar dhe dhunuar reporteren e CBS-it, Lara Logan.

Lara Logan flet për përvojën e hidhur të saj, kur dhunohet nga shumë burra në Sheshin Tahrir

Dridi e shpjegoi tërë situatën, duke thënë se qëndronte në shesh duke raportuar, kur e ka rrethuar një turmë e meshkujve. Ata filluan ta prekin në gjithë trupin, tentuan ta zhveshin dhe ta ndajnë nga kolegu i cili ishte në detyrë me të dhe i cili tentonte ta mbronte.

"Vazhdimisht i shohim ata – njerëzit që shfrytëzojnë gratë”, tha Dridi, duke folur për vendin nga i cili raportonte.

Gazetarja franceze ndoshta do ta kishte fatin e njëjtë si Logan, po të mos e shpëtonte kolegu Ashraf Khalil, korrespondent për revistën “Time” e po ashtu edhe për televizionin “Franca 24”.

Khalil tha për “Associated Press” se njerëzit e mbledhur në protestë, disa nga ta, për një çast u “çmendën” dhe u drejtuan tek të dy ata.

Sonia Didri u ndihmua nga kolegu i saj arab, që të mos e ketë fatin e njëjtë si Lara Logan

"Ajo që unë munda të bëj ishte ta mbërtheja, e të shtrëngoja fortë duart rreth saj. Ishte vështirë të dija në ato çaste se sa njerëz rreth nesh ndoshta donin ta ndihmonin e sa vërtetë e sulmonin”, ka thënë Khalil.

Dridi ia doli të shpëtojë kur bashkë me kolegun arriti të vraponte deri tek një restorant, ku e mbyllin derën. Ata dy kanë qëndruar me orë të tëra aty, nga frika për të dalë jashtë. Por, patën fatin dhe shpëtuan pa lëndime./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori