LAJMI I FUNDIT:

Dhunimet gjatë luftës, pritet të rritet numri i meshkujve

Dhunimet gjatë luftës, pritet të rritet numri i meshkujve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës, edhe një herë u kërkua që të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, t’i ofrohet përkrahje institucional.

Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë është një prej krimeve që janë kryer nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, që ende nuk është ndëshkuar.

Sebahate Pacolli-Krasniqi nga Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës ka kërkuar që institucionet e Kosovës t’i njohin personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës, duke zbatuar ligjin dhe duke iu ofruar të mbijetuarve një benificion që do t’i mundësonte një mirëqenie të mirë.

“Ka raste edhe të meshkujve që janë lajmëruar në qendrën tonë dhe pres që këto raste të rriten sepse kanë informacione që ka pasur raste të dhunimit të meshkujve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, synimi i Qeverise së Kosovës është që vendi ynë të bëhetanëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,nga e cila merr obligime të ratifikoj edhe Konventën ndërkombëtare për parandalimin e tortu rës, së bashku me protokollet shtesë, si dhe të realizoj obligimet përndërtimin e mekanizmave të cilat parashihen të krijohen në nivel nacional siç është “Mekanizmi për Parandalimin e Torturës”. /Telegrafi/