LAJMI I FUNDIT:

Dialogu, rruga e vetme për të ecur përpara

Dialogu, rruga e vetme për të ecur përpara

E ardhmja e Kosovës do të varet shumë nga dialogu që do të zhvillojë në tejkalimin e pengesave dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. Në të kaluarën Kosova ka dëshmuar që ka vullnet për të dialoguar dhe kjo mënyrë komunikimi duhet të vazhdojë edhe më tutje. Kështu është vlerësuar në një konferencë me temë: “Kultura e dialogut dhe e ardhmja e Kosovës”, organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, ku dialogu u cilësohet si mjet i pazëvendësueshëm për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vënë theksin në shumë ngjarje nga e kaluara e tij si President dhe rolin që ka pasur dialogu në shtet formimin e Kosovës.

Kurse duke folur për të tashmen, Sejdiu ka thënë se duhet kuptuar që negociatat e tanishme nuk rikthejnë bisedimet për statusin e Kosovës.


“Duke qenë si bartës i funksionit të presidentit të Kosovës në njërën nga fazat më të ndjeshme, të zhvillimit të saj, atë të negociatave të mvetësisë së vendit, domosdo dua të nënvizoj se rruga e dialogut ka qenë alternativa e vetme për të arritur qëllimin tonë për pavarësinë e vendit dhe njohjen ndërkombëtare”, tha Sejdiu.

Ndërkohë për Ministren e Integrimit,Vlora Çitaku, dialogu është vlerë fundamentale e një shoqërie demokratike.

Çitaku ka vlerësuar se nëpërmjet dialogut shtetet e vogla dhe të mëdha “barazohen”, duke mundësuar që të dëgjohet edhe zëri i shteteve të vogla.

“ Dialogu është një platformë e civilizuar e cila na sjellë barazi dhe përmes së cilës ne mund të dëgjojmë të ndryshimit të flasin në të njëjtën kohë. Është dialogimi në mes të shteteve të vogla dhe shteteve të mëdha që mundëson që zëri i të vegjëlve të dëgjohet po aq sa zëri i të mëdhenjve”, tha Çitaku.

E profesori në universitetin “Hasan Prishtina”, Milazim Krasniqi, tha se dialogu ndër fetar dhe ndërkulturor kulturor ndikojnë në mënyrë vendimtare sepse as besimet fetare e as kulturat nuk i kanë krijuar këto probleme.

“Megjithatë kontributet e dialogut mund të japin një ndihmesë së paku për tejkalimin e paragjykimeve dhe të relaksimeve ndëretnike”, tha Krasniqi.

Konferenca e sotme ishte organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori