LAJMI I FUNDIT:

Diarra lojtar i lirë, gjiganti anglez kërkon shërbimet e francezit

Diarra lojtar i lirë, gjiganti anglez kërkon shërbimet e francezit

Manchester United kërkon të nënshkruajë me ish mesfushorin e Arsenalit dhe Chelseat.

Mesfushori i skuadrës së Marseille , Lassana Diarra i ka përfunduar kontrata me skuadrën franceze dhe aktualisht është lojtarë i lirë.


Diarra ditë më parë ka shprehur dëshirën të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

“Unë jam një lojtarë i lirë. Mourinho?? Unë e njoh atë shumë mirë. Unë i kam përjetuar disa momente të mrekullueshme me të. Ai është një menaxher i vërtetë. Por ne do të shohim çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, ka thënë francezi.