LAJMI I FUNDIT:

Dieta “Banania e mëngjesit”: Lehtë dhe shpejt deri te pesha e dëshiruar

Dieta “Banania e mëngjesit”: Lehtë dhe shpejt deri te pesha e dëshiruar

Parimi themelor “i shpikësit” të kësaj diete është kafjalli që përmban vetëm një banane dhe ujë të zakonshëm me temperaturë dhome që mund të kontribuojë në heqjen e konsiderueshme të peshës pa marrë parasysh se çka hani në pjesën tjetër të ditës.

Dietën e ka shpikur Hitoshi Watanabe, i cili është marrë me studimin e mjekësisë preventive, dhe bashkëshortja e tij Sumiko, farmakologe.


Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe e njohur e cila para 3 viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez. E krijuar nga Sumiko Watanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht i përfitoi entuziastët japonez për dobësim, e më pas u përhap në gjithë botën.

how-to-lose-weight-fast-and-easy-with-the-japanese-morning-banana-diet

Hani banane në mëngjes. Ditën duhet ta filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet të tejngopeni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.

Duke ngrënë banane pini edhe një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë 20 minuta pas ngrënies (mëngjesit).

Konsumoni drekë dhe darkë normale. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efikase, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm.

Rregulla e vetme që duhet ta respektoni është që të mos tejngopeni, dmth hani deri sa nuk jeni 80% të ngopur.

Është i ndaluar konsumimi i desertëve. Nuk duhet të konsumohen as gjëra tjera të ëmbla, e as desertë të njelmët pas ushqimit. Vetëm në ora 15 pasdite lejohen disa copë çokollatë (2-3 copa).

Mbrëmja nuk duhet të jetë më vonë se ora 20. Këshillohet që ushqimi i fundit gjatë ditës të jetë në ora 18:00.

Nëse dëshironi mund të merreni me aktivitete fizike nëse kjo nuk ju sjell stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si një opsion.

Detyrimisht bini në gjumë para mesnatës. Sa më herët, aq më mirë.

1388659516368.cached

Njerëzit me lehtësi mësohen në mënyrën e re të ushqimit, kurse dietën mund ta praktikojnë edhe personat më të zënë sepse nuk është e nevojshme të përgatiten ushqime speciale.

Përveç asaj, bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe fibrave, andaj e përmirësojnë tretjen e ushqimit dhe e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.

Dieta “Banane e mëngjesit” nuk është e krijuar nga persona mjekësorë dhe nutricionistë. Megjithatë, kritika më e madhe që i adresohet kësaj diete është se nuk ka kufizime në drekë dhe darkë. Kundërshtarët e dietës mendojnë se ajo nuk mund të jetë e suksesshme nëse është e lejuar që të konsumohet çfarëdo ushqimi gjatë kohës së drekës dhe darkës.

Gjithashtu, si minus konsiderohet edhe ajo që dieta nuk përfshinë aktivitete fizike, por vetëm e paraqet si një opsion.

Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që dieta “Banane e mëngjesit” të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve aspak nuk kishin ndjerë se janë në dietë, andaj edhe i përmbahen rregullave të lartpërmendura për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori