Dietat e çmendura të motrave Kardashian-Jenner: Ja çfarë hanë ato çdo ditë
Në një postim në blog me titull “Dietat e motrave të mia janë të çmendura”, Khloe Kardashian ka zbuluar çfarë hanë saktësisht motrat Kardashian-Jenner gjatë një dite.
Khloe shkruan: “Nuk do ta besoni çfarë hanë në të vërtetë motrat e mia. Ne të gjithë kemi zakone të ndryshme në të ngrënë, aq sa ndonjëherë kur vjen rasti për të zgjedhur në një restorant, pyesim veten çfarë mund të porositim….”
Ka të drejtë, darkat familjare duhet të jenë shumë të vështira për të koordinuar shijet dhe dëshirat e të gjithëve.
Por ja cila është më “e çmendur” në familjen Kardashian?
Kim
Kim Kardashian West është duke ndjekur dietën Atkins, sepse po përpiqet të humbasë shumë kilogramë dhe do të bëhet më e dobët se asnjëherë më parë, diçka që nuk ka lidhje me Khloe.
“Unë nuk do ta shtyja më shumë se një ditë me dietën e Kim. Dieta e saj përfshin eliminim të sheqernave dhe karbohidrateve, por mundëson mishin dhe qumështin. Mua më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat dhe po ashtu nuk e ha mishin e kuq apo bulmetrat, kështu që kjo lloj diete do të ishte ferr për mua”, shkruan Khloe.
Kourtney
Khloe konfirmoi atë që të gjithë fansat e Keeping Up With The Kardashians, tashmë e dinë: Kourtney mban një dietë të shëndetshme.
“Ajo është vërtet e çmendur për dietën e saj! Unë gjithmonë ndihem sikur do t’i vë kyçin kuzhinës sa herë që ajo më pyet ç’ka brenda saj.”
Khloe tha se motra e saj e madhe ha vetëm ushqime organike dhe gjithmonë e më shumë e ka bindur veten se është alergjike ndaj qumështit dhe glutenit.
Kendall
OK, kjo është e bezdisshme. Me sa duket, Kendall është në “dietën antimodele”. “Asaj i pëlqejnë burgers dhe picat dhe gjatë gjithë kohës ikën dhe vjen”,- shpjegon Khloe.
“Kendall është vajza që mashtrohet nga dietat! Ufff, a mund të jetë pak më e bekuar kjo vajzë?”
Kylie
Më e vogla e Kardashian-Jenner “ha si një adoleshente tipike”, sipas Khloe. “Por ajo është mjaft e vetëdijshme për atë që fut në trupin e saj kur është fjala për ushqime organike dhe të freskëta. E gjithë kjo ka të bëjë me moderimin, ndoshta!”
Kështu, duke i përmbledhur, nëse doni të hani si Kardashian-Jenner, eliminoni sheqerin dhe karbohidratet, konsumoni më shumë ushqime organike dhe shpresoni të ketë një meny edhe për ju që jeni gjithmonë In-N-Out. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj