LAJMI I FUNDIT:

Çfarë konsumojnë motrat Kardashian për ta mbajtur vijën e trupit?

Çfarë konsumojnë motrat Kardashian për ta mbajtur vijën e trupit?

Duke qenë se dr. Philip Goglia ia ka dalë të dobësojë dhe të mbajë në superformë Kim dhe Khloe Kardashian, atëherë ky është njeriu i duhur për të dëgjuar për këshilla dobësimi.

Por sigurisht që të paktë janë ata që mund t’ia lejojnë vetes shërbimet e tij. Megjithatë, Goglia ka pasur mirësinë që në një intervistë me portalin “Byrdie”, të zbulojë 10 sekrete për të rënë në peshë në mënyrë të shëndetshme.


Konsumojini në mbrëmje proteinat
Vakti me më shumë proteina duhet të jetë në mbrëmje, sepse kjo është koha kur trupi pushon dhe riparon indet muskulore.

Kur keni uri, konsumoni bajame
Veçanërisht para stërvitjes, të kombinuara me një frut. Kombinimi i yndyrnave të shëndetshme dhe sheqerit do t’ju japë energjitë e nevojshme.

Thuajini mirupafshim bukës
Shmangni ushqimet me përbërës të shumëfishtë si buka, keku, petullat etj.

Bëni kujdes me suplementet
Mos bëni kurrë gabimin të zëvendësoni vaktet apo stërvitjen me suplemente të çfarëdolloji.

las-hermanas-del-clan-kardashian

Mos kini besim tek ushqimet me “yndyra të ulëta”
Shmangini ato sa më shumë që të keni mundësi.

Mundohuni të eliminoni bulmetin
Për sa të keni mundësi, mundohuni të hiqni produktet e bulmetit nga dieta juaj.

Thjeshtojini gjërat
Ndërkohë që metabolizmi i çdo personi është i ndryshëm, për një ushqyerje të shëndetshme, kushdo duhet të konsumojë peshk, një produkt me karbohidrate nga niseshteja si patatet dhe pulë, fruta dhe perime të freskëta.

Hidratohuni
Pini ujë vazhdimisht gjatë ditës.

Shmangini pijet e sportit
Pijet që përdorin sportistët janë të pasura në sodium dhe sheqer. Disa prej tyre përmbajnë edhe kafeinë, që mund të shkaktojë probleme me tretjen, shkruan Anabel. Energjia që merret prej tyre do të jetë e fuqishme në fillim por nuk do të jetë e qëndrueshme.

Anashkalojini shufrat proteinike
Mos u gënjeni nga marketingu. Këto shufra janë thjesht sheqerna të maskuara. Nëse nuk kanë në përbërje pulë, peshk, vezë apo mish, nuk kanë si të jenë proteinike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori