LAJMI I FUNDIT:

Digjet kafiteria në veri të Mitrovicës, aty ku qëndroi një ditë më parë Edita Tahiri e Agim Bahtiri

Digjet kafiteria në veri të Mitrovicës, aty ku qëndroi një ditë më parë Edita Tahiri e Agim Bahtiri

Një zjarr i fuqishëm ka kapluar  kafiterinë ‘Dolce Vita’ që ndodhet afër urës kryesore mbi Ibër, në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se zjarri ka shpërthyer rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Deri tani nuk dihet motivi as autori i kësaj ngjarje, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti ndërlidhet me qëndrimin e djeshëm të ministres për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, së bashku me kryetarin e jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët qëndruan të hënën për kafe në këtë vend.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

As pronari i kësaj kafiterie nuk ka pranuar të flas rreth këtij incidenti.

11

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori