LAJMI I FUNDIT:

Diktatori korean ndalon të gjitha ceremonitë martesore në javën kur do të mbajë fjalim

Diktatori korean ndalon të gjitha ceremonitë martesore në javën kur do të mbajë fjalim

Gjatë javës së ardhshme në Korenë e Veriut nuk do të zhvillohet asnjë ceremoni martesore, sepse lideri komunist i këtij shteti po planifikon ta festojë katërvjetorin e ardhjes së tij në krye të partisë.

Pas katër vitesh riorganizimesh të njerëzve në pozita udhëheqëse, spastrimeve dhe ekzekutimeve, lideri Kim do të çimentojë edhe formalisht, pozitën e tij të pakundërshtueshme, në këtë pjesë të izoluar të Koresë, transmeton Telegrafi.


Në organizimin e këtillë që bëhet pas afro 40-vitesh, do të njihet zotësia e Jong-un si trashëgimtar i vetëm i dinastisë diktatoriale.

Në këtë formë, lideri 33-vjeçar po i ndjekë hapat e gjyshit të tij, Kim Il-Sung, si dhe të babait Jong-Il, që kanë festuar në mënyrë të njëjtë, për të shënuar vendin e tyre, si udhëheqës të padiskutueshëm.

Festimi në të cilin marrin pjesë në mënyrë të detyrueshme, të gjithë banorët e vendit, vjen në kohën kur Korea e Veriut, është duke testuar lansimin e disa raketave. /Telegrafi/