LAJMI I FUNDIT:

Dikur stadiumi ‘Loro Boriçi’ mbante emrin e një ushtari serb të Shqipërisë (Foto)

Dikur stadiumi ‘Loro Boriçi’ mbante emrin e një ushtari serb të Shqipërisë (Foto)

Stadiumi i sotëm i Shkodrës dikur mbante emrin e një ushtari serb të lindur në Shkodër.

Vojislav Kusic që te shqiptarët njihej si Vojo Kushi, ishte serb që morri pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe pas vdekjes në betejën kundër pushtuesve fashistë italianë në Tiranë, ai u shpall hero kombëtar në Shqipëri dhe Jugosllavi.


Dhe kjo ishte arsyeja që stadiumi të emërohej sipas Kushit, i cili ra heroikisht në një betejë me italianët gjatë kohës sa ishte në krye të italianëve ishte Duce.

Kusic ka lindur në vitin 1918 në Vrakë, në afërsi të Shkodrës. Ai i përkiste minoritetit serbo-malazez (apo jugosllav). Mbiemri i tij fillestar ishte Kusic, por për shkak të politikës shtetërore të Mbretit Zog, i cili nuk lejonte të kishte mbiemër të huaj në ‘Mbretërinë’ e tij, familja Kusic ndryshoi mbiemrin në Kushi.

vojo
Vojislav Kusic apo Vojo Kushi

Por, me ardhjen e kohëve të reja, stadiumi u riemërua dhe tani quhet Loro Borici, përkatësisht sipas futbollistit të famshëm shqiptar, transmeton Telegrafi.

Në një kohë kur bashkëqytetari i tij, Vojisllavi po vdiste si pasojë e plumbave të italianëve, Loro luante për Lazion, klub i preferuar i diktatorit Benito Musolinit, i cili shqiptarët i konsideronte qytetarë të dorës së dytë.

Me ardhjen e një epoke të re të lirisë, stadiumi u riemërua sipas Loros në vitin 1990. Boriçi u shpall kampion me Partizaniz në vitet 1949 dhe 1954 dhe me Vllazninë 1945.

Ai ishte kapiten i Shqipërisë, kur kjo e fundit fitoi Kupën Ballkanike në vitin 1946. Sot, Stadiumi Loro Boriçi, në Shkodër është emëruar në nder të tij. /Telegrafi/

Loro Boriçi kampion ballkanik me Shqipërinë

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori