0Shares

Jakup Krasniqi duket se ende ka dilema rreth pjesëmarrjes në Kongresin Zgjedhor të partisë së tij, që nis të shtunën. Zyrtarë të PDK-së thonë se i kanë dërguar ftesë, mirëpo s’kanë marrë përgjigje. Fatmir Limaj, megjithëse në burg, pritet të jetë pjesë e organeve drejtuese. Por, kandidat për kryetar është vetëm Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e dinë nëse do ta kenë përkrah Jakup Krasniqin kur të mbahet Kongresi të shtunën. Kjo pavarësisht se ka mbetur vetëm edhe një ditë prej mbajtjes së zgjedhjeve më të rëndësishme në PDK, shkruan “Express”.

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, të enjten njoftoi mediet se Krasniqit i është dërguar ftesa për pjesëmarrje.

“Ftesën jo që s’ kam arsye, po s’kam fytyrë mos me ia dërgu”, tha Musmurati.

Por përgjigjen për këtë ftesë ai tha se pret ta marrë vetëm të premten kur ta vizitojë personalisht Krasniqin.

“Unë komunikoj me të jo bash përditë se s’po ka mundësi, por sigurisht edhe nesër ka me vizitu dhe të shoh ai a do të vijë a jo”.
Se a do të jetë pjesë e Kongresit Krasniqi, sipas Musmuratit varet vetëm nga ai.

“Nuk varet nga ne që ai do të jetë në proces, por kjo është në vullnetin e tij, por ai e ka mbështetjen e një anëtarësie të madhe. Ju e dini gjithherë ka dalë me vota lart, unë kam qenë gjithë më poshtë”, tha përgjegjësi i zgjedhjeve në PDK. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)