LAJMI I FUNDIT:

Diplomojnë nëntë kadetë të FSK-së

Diplomojnë nëntë kadetë të FSK-së

Nëntë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë diplomuar në gradën nëntoger gjenerata 2016.

Nëntogeri më i dalluar u zgjedh Eugen Thaçi, i cili tha se edhe pse periudha katër vjeçare ishte e vështirë, prapë se prapë kanë mjaftuar që të formësohen dhe të bëhen oficerë të FSK-së.


Kjo ditë nga përfaqësuesit e FSK u quajt e veçantë pasi që ngjarje e diplomimit të nëntë kadetëve të rinj po bënë krenar gjithë FSK-në.

Ministri i FSK, Haki Demolli gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj tha se diplomimi i këtyre kadetëve tregon se Kosova po krijon një forcë të mirë ushtarake.

Ai iu përkujtoi të sapodiplomuarve se nuk duhet të harrojnë që nuk ka profesion më të shenjtë se sa të jesh në shërbim të  vendit.

Më tej, Demolli tha se ky diplomim dallon nga ato të tjerat, pasi sipas tij këta kadetë po diplomojnë në kohën kur FSK ka bërë të gjitha përgatitjet për transformim në FAK.

Kadetët të cilët diplomuan sot janë Behar fazliu, Eugen Thaçi, Rilind Idrizi, Xhemal Mziu, Kemajl Haliti, Drilon Hasani, Zymer Kukalaj, Clirim Morina dhe Besfort Kurteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori