LAJMI I FUNDIT:

Diplomon gjenerata e parë e Limak ASI, mundësi punësimi në 70 vende

Diplomon gjenerata e parë e Limak ASI, mundësi punësimi në 70 vende

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sot ka ndarë diplomat për 30 studentët e gjeneratës së parë të Institutit të Shërbimeve Aeroportale (ASI).

Këta studentë, pas diplomimit në këtë institut, kanë mundësi punësimi në 70 vende të ndryshme. Ndërkohë, 30 prej tyre do të punësohen në ANP.


Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Haldum Kokturk, tha se kjo është gjenerata e parë që po del e diplomuar nga Limak ASI, duke theksuar se nuk ka investim më të mirë se sa te të rinjtë.

“Jemi këtu të festojmë edhe një sukses tjetër, diplomimin e gjeneratës së parë të studentëve të Limak-ut. Aeroporti ynë, kohëve të fundit, ka arritur shumë. Projektet tona të vazhdueshme për të ofruar shërbime të larta profesionale janë njohur ndërkombëtarisht. Ne, kemi marrë një varg shpërblimesh dhe na kanë dhënë një motivim të mëtutjeshëm. Jemi krenarë që jemi pjesë e aeroportit më modern në rajon”, tha ai.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit të kompanisë Limak, e cila menaxhon Aeroportin e Prishtinës, Nihat Ozdemir, tha se me këtë projekt, mesa tjerash, është synuar zvogëlimi i papunësisë në Kosovë.

“Ne si ‘Limak’, jo vetëm në Kosovë, por ku do që ndodhemi punojmë me këtë mentalitet. Në këtë shtet të ri, njëri ndër problemet kryesore, është problemi i papunësisë. Në këtë projekt jemi fokusuar që të gjejmë zgjidhje në këtë drejtim. Kemi realizuar një projekt që të hapim vende të punës për rininë e shëndoshë të shkolluar dhe që njehë gjuhë të huaja”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci-Demaj, tha se këto të arritura të shumta janë si rezultat i partneritetit publik-privat.

Edhe, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i përgëzoi të sapodiplomuarit në emër të Qeverisë së Kosovës, duke i inkurajuar ata që të ketë më shumë investime të ngjashme në të ardhmen.

“Nuk mund ta shkëpus edhe nga një punë tjetër, para disa muajsh, që ishte pothuajse e të njëjtës natyre me KEDS Akademi, dhe tani që e kemi me Limak Institut, që hyn në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatave. Kjo përgjegjësi sociale e korporatave, është një vlerë e shtuar e investimeve dhe e investitorëve seriozë që e bëjnë gjithë andej nëpër botë e sidomos në vendin tonë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie; ambasadorja e Turqisë, ajo e Francës; ministri i Mjedisit, Ferid Agani, e përfaqësues të tjerë të institucioneve e të shoqërisë civile. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori