LAJMI I FUNDIT:

Disa nga gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë përdorimit të internetit jashtë vendit?

Disa nga gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë përdorimit të internetit jashtë vendit?
HILVERSUM, NETHERLANDS - FEBRUARY 06, 2014: Social media are trending and both business as consumer are using it for information sharing and networking.
-->

IPKO është operatori i parë në vend që ka përgatitur pako të veçanta të internetit në mobil për ata që udhëtojnë jashtë vendit, çmimet e të cilave janë shumë të ulëta. Mirëpo, nëse shpenzoni internet pa aktivizuar pako, atëherë çmimi është shumëfish më i lartë, në bazë të tarifave që ofrojnë operatorët e jashtëm.

Në mënyrë që të mos ngarkoheni me shpenzime të paplanifikuara gjatë pushimit tuaj, sigurohuni që e keni aktivizuar njërën nga pakot e dizajnuara enkas për ju dhe kujdesuni që t’i përcillni me përpikmëri hapat për aktivizim.

Për t’ju funksionuar interneti në mobil, së pari duhet ta aktivizoni opsionin Data Roaming (On), i cili gjendet tek Settings.

Pas aktivizimit të internetit, tek opsioni APN, duhet të shkruani IPKO dhe password: ipko. Pas kësaj duhet ta zgjedhni njërin nga operatorët me të cilët IPKO ka marrëveshje dhe të lidheni me njërën nga pakot e ofruara.

Për të aktivizuar pakon ditore me 200MB ju duhet të thirrni *478*1# pakon javore me 1GB duke thirrur *478*2# dhe pakon mujore me 2GB duke thirrur *478*3#.

Gjithashtu, duhet që përzgjedhjen e operatorit ta bëni manualisht. Në këtë rast në Shqipëri duhet të lidheni me operatorin Eagle Mobile, Telekom Albania apo Vodafone, në Maqedoni me One/Vip, në Mal të Zi me M:Tel (29703) dhe në Turqi me Vodafone.

Pakoja e internetit shpenzohet varësisht nga lloji i aplikacioneve që përdorni. Aplikacioni që shpenzon më së shpejti pakon e internetit është YouTube, për shkak të shfletimit të videove, si dhe aplikacioni shumë i përdorur nga të rinjtë, Snapchat.

Në momentin që ju mbeten vetëm 10MB në pako, do të njoftoheni përmes SMS’it. Në këtë rast menjëherë aktivizoni pako të re, ose ndaleni internetin që të mos ngarkoheni me tarifa standarde.

Përveç pakove të internetit për vendet e rajonit, IPKO ofron edhe pako të internetit për vendet e BE-së, Zvicër dhe ShBA. Informohuni më shumë për këto pako në faqen zyrtare të IPKO-së.