LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për gjendjen e hekurudhave të Kosovës

Diskutohet për gjendjen e hekurudhave të Kosovës

Do të diskutohet sot për gjendjen e hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor evropian.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku thuhet se kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës si dhe kompanitë e hekurudhave Infrakos dhe Trainkos organizojnë një tryezë për diskutim me temë “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”.

Kjo ngjarje do të fillojë në orën 9:00. /Telegrafi/