Sot në Kuvendin e Maqedonisë ka vijuar dita e parë e diskutimit rreth rebalancit të buxhetit të vitit 2016, i cili ka kaluar në atmosferë të tensionuar dhe me diskutime të ashpra midis opozitë s dhe pushtetit transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Procedura ligjore për lëshimin në treg të euro obligacionit është respektuar në tërësi ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve, apo rreth 180 milionë euro do të shfrytëzohen për pagesën e obligimeve që duhet të shlyhen deri në dhjetor të 2016”, ka theksuar ministri i financave, Kiril Minovski. Sipas tij, qytetarëve duhet ti thuhet e vërteta se e domosdoshme është që vendi të hyjë në borxhe dhe të shfrytëzojë instrumente të ndryshime për huamarrje. Ai ka paralajmëruar se huamarrja do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Ministri Minovski e arsyetoi nevojën për rebalancin e buxhetit me ndryshimin e projeksioneve në buxhet.
“Lëvizjet fiskale nga periudha e kaluar e vitit nuk kanë ndryshime të dukshme nga siç janë planifikuar. Por, gjendja politike në vend ka ndikim sikur në të ardhurat ashtu edhe në shpenzimet buxhetore. Përshtatjet të cilat propozohen në ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit të shtetit në vitin 2016, kryesisht janë në anën e shpenzimeve”, ka thënë Minovski.
Marjanço Nikolov nga LSDM ka kundërshtuar rebalancin e Buxhetit dhe ka kërkuar tërheqjen e tij sepse i përfshin, siç pretendon ia edhe mjetet nga euro obligacioni, emetimi i të cilit sipas tij është joligjor.
Duke folur për borxhin, Nikolov ka thënë se shtetet tjera marrin borxh me kamatë të ulët, siç përmendi Italinë me 1,5%, ndërsa Maqedonia merr borxh të jashtëm me 5,6% kamatë.
Deputeti i LSDM gjithashtu tha se nëse borxhi i fundit do të merrej Brenda shtetit do të kurseheshin mbi 50 milion euro vetëm nga kamatat.
“Me marrjen e pamëshirshme të kredive, ju e rrisni borxhin publik mbi kufirin psikologjik të 50%-it. Maqedonia e kaloi këtë kufi të borxhit publik, andaj i nderuar ministër, nëse vazhdoni me këtë temp do të arrini shpejtë, deri të ajo që e donit me ndryshimet kushtetuese, të na çoni deri te 60%-shi”, ka thënë Marjanço Nikolov, deputet i LSDM.
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov propozoi që për marrjen e borxheve mbi 100 milion euro, të vendos Kuvendi, duke siguruar kështu përgjegjësi më të madhe dhe transparencë në marrjen e vendimeve për huamarrjet publike të shtetit.
“Ky rishikim i buxhetit është diskriminimi i radhës që po i bëhet shqiptarëve”, akuzuan nga PDSh, pasi që sipas partisë opozitare shqiptare nuk janë paraparë mjete për pjesën shqiptare.
“Zero denarë janë paraparë për ujësjellësin në lagjen Vizbeg, zero denarë për universitetin “Nënë Tereza”, me të cilin po mburren kohës së fundit, nuk është fare si pozicion buxhetor as ITShKSh dhe vetëm 2 milionë denarë janë paraparë për muzeun e alfabetit të Manastirit, me siguri këto 2 milionë denarë janë paraparë për atë shitoren me pllaka aty tek muzeu, e jo vetëm për muzeun”, ka thënë Bekim Fazliu nga PDSh.
Kjo ishte dita e parë e diskutimit të rebalancit të buxhetit i cili sipas rregullores së Kuvendit nuk mund të zgjas më shumë se pesë ditë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert