LAJMI I FUNDIT:

Dizelli e mban shtetin

Dizelli e mban shtetin

Në emër të akcizës dhe TVSH-së, kompanitë për import dhe shitje të derivateve gjatë vitit që lamë pas në arkën e shtetit kanë derdhur rreth 270 milionë euro. Të licencuara nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë janë 637 pika të shitjes së derivateve

Rreth 270 milionë euro në vit është shuma e taksave që kompanive për import dhe shitje të derivateve i paguajnë buxhetit të shtetit. Në bazë të dhënave që gazeta i ka siguruar nga Dogana e Kosovës (DK) shihet qaftë se gjatë vitit që lamë pas në vendin tonë kanë hyrë 463 milionë litra naftë, deri sa një vit më herët në vendin tonë kishin hyrë vetëm 359 milionë litra naftë.


Ndërkaq në tre mujorin e parë të këtij viti gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të Doganës shihet janë importuar 84 milionë litra naftë e ku vlera e taksave të paguara për to është rreth 40 milionë euro, më e madhe se sa është vlera naftës së deklaruar në kufij.

Gjatë vitit 2015 vlera totale e naftës së importuar ka arritur në 192 milionë euro, deri sa shuma e taksave të paguar në buxhetin e shtetit ka arritur në 220 milionë euro.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të Doganës së Kosovës shihet se gjatë vitit 2015 në Kosovë kanë hyrë 84 milionë litra benzinë, apo rreth 2 milionë euro më shumë se sa në vitin paraprak. /Zëri/Telegrafi/