LAJMI I FUNDIT:

”Djali po më vdiste, s’kishte mjek kujdestar” (Video)

”Djali po më vdiste, s’kishte mjek kujdestar” (Video)

Pacientë në Spitalin e Tetovës ankohen se nuk mund të gjejnë mjek kujdestar në Repartin e Kirurgjisë në këtë spital. Rastin e ka denoncuar për TV Shenja qytetari nga Tetova, Kasim Kasami.

Ai deklaron se sot në orën 4 të mëngjesit është ballafaquar me një tmerr të vërtetë në këtë spital. Ai thotë se ka dërguar mbrëmë në spital me urgjencë djalin e tij pasi e kanë kapur dhimbet e zorrës qorre, megjithatë në Repartin e Kirurgjisë nuk ka mundur të gjejë mjek kujdestar.


Si pasojë e kësaj ai është endur nga një derë në një tjetër për të kërkuar mjekun. Më në fund, siç thotë Kasami, ai është drejtuar në repartin e Urologjisë ku ka gjetur një mjek dhe i ka ndihmuar pacientit të sëmurë, edhe pse, thekson Kasami, ai nuk ka qenë kompetent për sëmundjen e pacientit.

Kasami deklaron se mjekët kirurg kanë qenë në orar të punës por kanë refuzuar t’i ofrojnë ndihmë.

“Zhdrypa në katin e parë dhe motra e cila duhej të më japë ndihmën e parë ajo e hapi derën dhe tha se nuk ka mjek kujdestar dhe më drejtoi në katin e dytë. Aty kërkova ndihmë por as aty nuk ma hapën as derën. Rastësisht m’u kujtua se në anën e majtë është Urologjia dhe motra mori të gjitha masat më ndihmoi dhe erdhi mjeku kujdestar urolog edhe pse mjeku nuk ishte kompetent për atë punë. Për sa i takon kirurgjisë, mjekët kirurg me sa e kuptova pastaj, kishte mjek kujdestar por ai ose ka fjetur ose nuk ka qenë në disponim të shërben pacientët. Por, sa i takon kirurgjisë është nën zero, maltretime sa s’mund ta keni parasysh”, tha Kasami.

Ai thotë se ka dërguar menjëherë sot ankesë deri te drejtori i spitalit, por akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ndërkohë, i kontaktuar nga Televizioni Shenja, drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi ka thënë se për këtë çështje do të prononcohet nesër. Në anën tjetër, Kasim Kasami i ka bërë apel Ministrisë së Shëndëtësisë që të merren masa urgjente pasi gjendja momentale në Klinikën e Tetovës është katastrofale.

“Kam përgatit këtë deklaratë e cila do të mbërrijë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, po që se edhe atje nuk merren masa jam i gatshëm që të drejtohem edhe te Komiteti i Helsinkit, nëse edhe atje nuk merren masa do të marr masa private me avokat privat dhe do t’i dal në skaj kësaj pune. Kjo është tragjedi e cila populli ynë në Tetovë ballafaqohet për çdo ditë 24 orë”, deklaroi Kasami.

Kasami i ka bërë thirrje edhe edhe partive politike në pozitë dhe opozitë të marrin masa sepse gjendja në spital e në veçanti në repartin e kirurgjisë është alarmante./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori