LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi që “hodhi” veten tek luanët mendonte se ishte profet (Foto/Video,+16)

Djaloshi që “hodhi” veten tek luanët mendonte se ishte profet (Foto/Video,+16)

Ish ushtari, Franco Ferrada, 20, i cili ishte futur në një hapësirë me luanë në një kopsht zoologjik në Kili, pretendonte se ishte një profet i dërguar nga Perëndia.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte lënë një shënim në xhepin e rrobave të tij të braktisura në të cilën kishte shkruar se ishte një profet, duke shtuar se fundi i botës ishte shumë afër.


“Apokalipsi ka ardhur, dhe unë e di se kur do të vijë”, ka shkruar ai. “Unë jam profeti dhe jam kthyer për popullin tim”.

Nuk është e qartë nëse ai ishte duke u përpjekur për t’i dhënë fund jetës së tij, edhe pse dëshmitarët në kopshtin zoologjik treguan se ai u foli atyre mbi heroin biblik, Daniel, i cili ishte hedhur tek luanët, por ishte shpëtuar nga një engjëll i dërguar nga Perëndia.

Së bashku me shënimet, dy vizatime të çuditshme të luanëve janë gjetur në portofolin e Ferrada nga mjekët pasi ai u shpëtua nga kafazi dhe u transferua në një dhomë të Emergjencës në Santiago. /Telegrafi/

a1

a2

a3

a4