LAJMI I FUNDIT:

Djemtë e Isa Mustafës servisuan BMW-në e Lutfi Zharkut pa tender

Djemtë e Isa Mustafës servisuan BMW-në e Lutfi Zharkut pa tender

Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku, duket se nuk ka besim në askënd më shumë se sa në djemtë e kryeministrit, Isa Mustafa, për të servisuar veturën e tij.

Madje këtë me të njëjtin tender që servisuan veturat e babait të tyre. Gazeta Fjala mëson se vitin e kaluar, kompania e Besnik e Arben Mustafës, “MAKCAR L.L.C.” ka riparuar veturën BMW X5 me targa “3Z-003-08”, e kontraktuar nga zyra e kryeministrit Mustafa.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se edhe kontrata për servisimi në vlerën 5 mijë e 281 euroshe, për këtë veturë e bashkëngjitur në urdhër pagesë ishte e panënshkruar ndërmjet palëve dhe i kishte kaluar afati i zbatimit.

Se kjo veturë është në shfrytëzim nga ministri Lutfi Zharku, e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Mustafë Gara, Sekretar i përgjithshëm në Ministri të Infrastrukturës.

Servisimin e veturave të institucioneve shtetërore, djemtë e kryeministrit e kanë vazhduar edhe këtë vit.

Së fundmi ata kanë fituar tenderin për servisim të automjeteve të Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës./Gazeta Fjala/Telegrafi/