LAJMI I FUNDIT:

Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Blerim Kuçin

Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Blerim Kuçin

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi dhe e ka dënuar me pushkatim.

Në një intervistë për Kohën Ditore, ish udhëheqësi i Shërbimit Juridik të UÇK-së në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim ishte dezertimi nga ushtria.

Dobruna që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa padron”, për të gjitha ngjarjet e UÇK-së. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesave e plumbave të manovrave.

Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj.

Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna që tash ushtron funksionin e avokatit në Gjakovë nuk ka asnjë fije mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë.

“Spiunët vriten gjithkund”, thotë ai. Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës se nëse ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit-ka bërë mirë!

Dobruna në këtë intervistë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë gabime. Gabimet më të mëdha sipas tij, janë bërë me rastin e mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut.

Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë.

Ai tregon një rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe zëvendëskomandant.

Mirëpo, Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë.

Sokol Dobruna flet edhe për procesin hetimor kundër Fatmir Limaj, të cilin e vlerëson lart. Dobruna thotë edhe se i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh mirë dëshmitarin kundër Limajt të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori