LAJMI I FUNDIT:

Dogana lidhë kontratë për banderola me çmime të dyfishuara

Dogana lidhë kontratë për banderola me çmime të dyfishuara

Dogana e Kosovës kanë nënshkruar kontratë për furnizim me banderola dy fish më të shtrenjtë krahasuar me kontratën paraprake. Ky veprim i doganës konsiderohet i jashtëligjshëm dhe rritë rrezikun për mos arritjen e vlerës për paranë e shpenzuar.

Në raportin e Zyrës së Aditorit të Përgjithshëm thuhet se pas skadimit të kontratës publike kornizë me kohëzgjatje prej 36 muaj për ‘’Furnizim me banderola për duhan dhe pije alkoolike’’, dogana me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, ka nënshkruar kontratën e re njëvjeçare me të njëjtin Operator Ekonomik (OE), mbi të njëjtat specifikime/termat e referencës si në kontratën publike kornize paraprake.

“Dizajni, elementet e sigurisë dhe kualiteti i banderolave sipas kontratës së re janë identike me kontratën bazë, ndërsa çmimet ishin dyfish më të larta, psh. çmimi i banderolave me kontratë të re është 4€/1000 çmimi i furnizimit me ndërsa çmimi sipas kontratës së parë ishte 2€/1000”, thuhet në raport.

Kontrollet jo efektive gjatë nënshkrimit të kontratës sipas ZAP kanë pasur për pasojë furnizimin me banderola me çmime dyfish më t ë larta e cila rrit rrezikun për mos arritjen e vlerës për paranë e shpenzuar.

Auditori rekomandon drejtorin e doganës se duhet të sigurojë se me rastin e nënshkrimit të kontratës çmimet e kontraktuara duhet të jenë të njëjta me kontratën paraprake.

Ndër të gjeturat e tjera për këtë institucion është edhe mos përshtatje e normës së re të TVSH me normën e aplikuar në faturë.

“Me rastin e furnizimit me kompjuter Dogana ka paguar 37,942.90€2 duke aplikuar TVSH me 16% përderisa do të duhej të aplikohej norma TVSH-së prej 8% përkatësisht të paguaj vlerën prej 34,727€, Me këtë rast kishte mbi pagesë prej 3,215€”, thuhet në raport.

Dogana shumën e mbi paguar në vlerë prej 3,215€ e ka korrigjuar duke e zbritur përmes ‘not kreditit’.

Sipas Ligjit Nr.05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, neni 26.1 , TVSH ngarkohet me normën standarde prej 18%. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni N orma e reduktuar në TVSH llogaritet dhe paguhet prej 8% për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht paragrafi 2.11 pajisjet e teknologjisë së informacionit. Në mbështetje të nenit 2 paragrafi 7 dhe 8 i Rregullores për Prokurim Publik, Autoritetet Kontraktuese duhet t’i rregullojnë kontratat për të aplikuar ndryshimet tatimore të përcaktuara me Ligjin e ri për TVSH. Për këtë qëllim, AK përkatësisht Menaxheri i Kontratës, duhet të harmonizojë çmimin e kontraktuar sipas ndryshimeve tatimore(TVSH-së).