LAJMI I FUNDIT:

Dogana shënon rritje për 14 për qind, arkëton 746 milionë euro

Dogana shënon rritje për 14 për qind, arkëton 746 milionë euro

Dogana e Kosovës këtë vit ka rritë të hyrat për 14 për qind më shumë sesa në vitin 2015. Deri dje Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar që ishin 658 milionë.

“Gjithashtu, edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për vitin 2016 (dogana për këtë vit duhet të mbledh një1 miliard e 40 milion euro), ne jemi me 22 milionë euro apo 3.2 për qind më shumë. Sipas trendit momental ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Telegrafi/