Në vazhdën e veprimtarisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës nxori numrin e radhës të revistës letrare “Metafora” (2, 2013).
Këtë herë janë paraqitur punime shkencore, letrare, biseda dhe punime të tjera artistike që këtë revistë e bëjnë më të afërt e më të pëlqyeshme. Prof. Abdyl Kadolli në punimin e tij “Vetëmohimi ontologjik e artistik” bën fjalë për veprën letrare të veprimtarit e shkrimtarit Adem Demaçi. Prof. asc. dr. Begzad Baliu trajton figurën e Fan Stilian Nolit dhe shekullin e Pavarësisë, kurs prof. dr. Besim Rexhaj trajton “Letërsinë dhe sfidën e integrimit shpirtëror kombëtar” në kumtesën e tij.
Një qasje të veçantë për artin ngërthen punimi i Giada Kukës, “Interpretimi, frymëzimi dhe llogarimbajtja”, ndërsa prof. Vjeran Zuppa ndalet te “Fillesat e trajtimit të analizës formale të dramës”, përgatitur për revistë nga A. Gërguri.
“Si prezantohet poezia botërore nëpërmjet botimeve antologjike” është titulluar vështrimi i Bedri Halimit, kurse prof. dr. Astrit Bishqemi ka botuar punimin “Anton Pashku në botën e letërsisë për fëmijë”. Punime të kësaj natyre janë edhe “Dashuria si ndjenjë dhe dashuria si jetë” i prof. dr. Anton Berishës, “Esencialiteti i esesë” i Valtko Pavletiqit, “Pse qenka kaq e rëndësishme poezia” e autores Bunny Iskov etj.
Në këtë numër të “Metaforës” janë botuar edhe dy biseda të shkrimtarëve të mëdhenj, Ismail Kadare (“Në Ballkan është thirrja e gjakut”), ajo e nobelistit Okatavio Paz (“Ç’është moderniteti?), si dhe biseda me prof. dr. Rami Memushjan “Një ‘ë’ me kosto shumë të lartë”, ku inkuadrohet dhe prof. dr. Primo Shllaku. Janë botuar dhe tri tregime “Liqeni i lotve blu” (Xhevahir Cirongu), “Mjegulla” (Riza Haziri) dhe “Një ushtar i mirë i Milosheviqit” (Avni Dehari).
Në “Metaforën” e re janë botuar disa vështrime për librat: “Logjika e ri prezantimit artistik” i dr. Fatmir Terziut (për romanin “Vonë… tejet vonë” të Vilhelme Vranarit), “Diskursi lirik” i Ahmet Selmanit (për vëllimin poetik “Varg vese” të Delvina Kërlukut) dhe “Urna me kapakun e mordjes” i Bilall Maliqit (për vëllimin poetik “Mbyllur në urnë” të Qerim Arifit). Janë botuar edhe dy shkrime të tjera, “Strindbergu – ndër shkritmarët më të njohur” i Rizah Sheqirit dhe një shkrim kushtuar shkrimtarit të ndjerë, Skënder Hasko.
Një vend të mirë edhe në këtë numër zë poezia. Lexuesi do të gjejë poezi të B. Londos, B. Avdylit, N. Spatharit , R. Ramabajës, Agim H. Berishës, J. Kullës, S. Keçmezit – Bashës, M. Bislimit, F. Ahmetit,S. Bycit, Sh. Prokshit, R. Gjoshit, S. Rexhepit, R. Thaçit, Sh. Rexhepit, V. Kozhanit, E. Dibrës, E. Dheskalit, D. Reshitit, E Koliqit. G. Banajt, H. Haskos, K. Rrasit, N. Doçit, S. Berishës, Q. Shehut, Sh. Hodës, N. Rexhës, V. Muçës, Y. Filipit etj., si dhe poezi humoristiko-satirike të A. Sulajt dhe F. Musait. Janë dhe ca krijime të krijuesve të mëdhenj botërorë, Pablo Neruda dhe Zhak Prever.
Pikturat e këtij numri janë të artistit e pedagogut Hajrush Fazliu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre