LAJMI I FUNDIT:

Doni të lini duhanin? Kjo kurë mund t’iu surprizojë!

Doni të lini duhanin? Kjo kurë mund t’iu surprizojë!

Të ndaloni së piri duhanin është e vështirë. Gjithkush që e ka provuar e di këtë. Një artikull i kohëve të fundit në Psychology Today vlerëson se shumica e atyre që janë përpjekur të lënë duhanin e kanë e kanë rifilluar brenda një viti.

Richard Webster i ka kushtuar shumë vite ndihmë njerëzve me probleme të sjelljes, duke përfshirë edhe ata që kanë varësi ndaj pirjes së duhanit.


Sipas merriliynhope.com, soda e bukës sugjerohet si ilaç nga Richard Webster dhe ekspertë të tjerë në këtë fushë, për të ndaluar pirjen e duhanit, për shkak se mund të ketë një efekt të menjëhershëm për t’iu ndaluar të merrni cigaren, për të cilën imagjinoni se keni me të vërtetë nevojë.

Por kini parasysh: Kjo teknikë nuk rekomandohet për njerëzit që janë në dieta specifike që përmbajnë pak natrium ose që kanë tension të lartë.

Quit-Smoking (1)

Ja si shprehet dikush që ka hequr dorë nga pirja e duhanit nëpërmjet kësaj metode:

Kam lexuar një artikull gazete që citonte një mjek, i cili thoshte se për të lënë duhanin duhet të përzieni një lugë gjelle sodë buke në një gotë me ujë (rreth 240 ml) dhe ta pini atë, dy herë në ditë gjatë javës së pare dhe pastaj një herë në ditë gjatë javës së dytë. Unë pija një paketë cigaresh në javë në atë kohë, ose rreth 30 cigare në ditë. Piva dy gota të përzierjes së sodës me ujë, të dielën dhe të hënën. Shijonte si ujë mineral.

Të dielën dhe të hënën piva dy cigare. Të martën piva një cigare dhe pastaj e lashë krejt. Vazhdova të pi këtë përzierje me sodë për gjithë pjesën e mbetur të asaj jave. Nuk mendoj se kisha fare nevojë të pija cigare javën e dytë. Që atëherë nuk kam pirë më asnjë cigare në 20 vjet.

Duhet të keni parasysh vetëm se soda e bukës nuk duhet të merret në këtë mënyrë për një periudhë kohe të pacaktuar.

Përdoreni atë për disa javë, pastaj ndaloni për disa javë para se të filloni të përdorni përsëri sodë buke, edhe nëse nuk keni arritur ta lini ende duhanin, këshillon revista Shije. Shumë sode buke e marrë në mënyrë të rregullt nuk është e mirë për veshkat tuaja. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori