LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma hynë në historinë e Italisë

Donnarumma hynë në historinë e Italisë

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma thuhet se do të marrë thirrjen e parë nga skuadra e parë e Italisë kundër Francës dhe do të thyej një rekord 105 vjeçar.

Kombëtarja Italiane do të presë Francën në Stadio San Nicola në Bari më 1 shtator dhe kjo do të jetë loja e parë nën trajnerin e ri, Giampiero Ventura.


Në këtë ndeshje pritet që të jetë në grup edhe portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili do të grumbullohet me vetëm 17 vjet e gjashtë muaj, ku do të jetë më lojtari më i ri i Italisë në 105 vjet.

‘Milani është me fat që ka Donnarumman’
Lexo po ashtu ‘Milani është me fat që ka Donnarumman’

Të vetmit të rinj që ishin ftuar më parë nga kombëtarja italiane, ishin Rodolfo Gavinelli (16 vjeç, tre muaj dhe tetë ditë), Renzo De Vecchi (16 vjeç, tre muaj dhe 23 ditë) dhe Luigi Barbesino (18 vjet e dy muaj), por të gjithë u thirren për detyrë ndërkombëtare në mes të vitit 1910 dhe 1911.

Fundjavën e kaluar, portieri 17-vjeçar mbrojti një penallti në minutën e 95-të kundër Torinos, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren me rezultat 3-2. /Telegrafi/