LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen certifikatat për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në West Point

Dorëzohen certifikatat për pranimin e dy kadetëve të FSK-së në West Point

Ministria për Forcën e Sigurisë ka mbajtur ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së, Arilena Shala dhe Yll Dalladaku.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se ndihet i nderuar për këtë ngjarje, duke theksuar se aq sa është e këndshme është edhe e rëndësishme për FSK-në dhe për gjithë Kosovën.


“Nuk ka dyshim se lajmi për pranimin e dy kadetëve ishte njëri nga lajmet me të mira për FSK-në sepse bëhet fjale për shkollimin e kuadrove”, tha Demolli.

Demolli tha se dy kadetët e pranuar në Akademinë Ushtarake West Point përveç se kanë nderuar FSK-në, familjen dhe emrin e tyre ata kanë nderuar edhe tërë Kosovën.

“Krenar që jemi në mesin e dy kadetëve Arilena Shala dhe Yll Dalladaku, është shprehur edhe komandanti i FSK-së”, tha Rrahman Rama.

Ai ka përgëzuar dy kadetët për sukseset e arritura. “Duhet të keni parasysh që rruga juaj sa ka filluar dhe ju duhet të punoni që të korrni sukses në jetën profesionale e personale”, tha Rama.

Në ceremoni po merr pjesë edhe ambasadori i SHB A-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Ai përgëzoi dy kadetët duke thënë se kjo është një e arritur shumë e madhe.

“Shtetet e Bashkuara janë krenarë që e mbështesin Kosovën dhe çastet e tilla na bëjnë që të ndihemi krenar për mbështetjen qe ia bëjmë Kosovës”, tha Delawie.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori