LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi, Stuttgarti e Wolfsburgu në çerekfinale

Dortmundi, Stuttgarti e Wolfsburgu në çerekfinale

Borussia Dortmundi është kualifikuar në çerekfinale të DFB Pokal pas triumfit prej 5-1 kundër Hannoverit.

Mario Goetze shënoi het-trik në këtë takim (3’, 40’ dhe 85’), ndërsa Blaszczykowski (18’) dhe Lewandoëski (90’) i shënuan dy golat tjerë. Golin e nderit për Hannoverin e realizoi Diouf (79’).

Stuttgarti eliminoi 1. FC Cologne me rezultat 2-1, ndërsa me rezultat identik Wolfsburgu mposhti Bayer Leverkusenin.


Bochumi ishte bindës kundër Munich 1860 në triumfin prej 3-0. /Telegrafi/