LAJMI I FUNDIT:

Dr. Saudin Maliqi, Mr.Sci. kirurg torakal

Dr. Saudin Maliqi, Mr.Sci. kirurg torakal

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.

Dr. Saudin Maliqi, M.D. Mr. sci.
Kirurg torakal



Përshëndetje i nderuar. Me janë paraqitur disa kokrra, ose te ënjtura nën sqetull qysh para 2 viteve. Tani me është paraqitur një kokërr e madhe në fund te qafës në drejtim te krahut të djathtë, e preku me dorë dhe është e fortë dhe meqë është rritur sa topi i ping-pongut po shkakton pengese për muskujt e qafës.
Cila është këshilla juaj doktor? Me orientoni se nga kush t’ia filloj dhe çfarë analizave të filloj dhe sa mund te jetë shqetësuese?
Faleminderit paraprakisht!

PËRGJIGJE:
Ju keni limfonode të rritura nën sqetull dhe në qafë që duhet patjetër të bëni ekzaminime klinike dhe laboratorike.
Drejtohuni te kirurgu torakal për kontroll.


Jam 23 vjeçe, para ca kohesh kam zbuluar një gjëndër të vogël në gjoksin e djathtë në pjesën e jashtme poshtë gjoksit. Jam vizituar, në fillim më thanë se bëhej fjalë për një ciste, ndërsa pas një vizite në qendre tjetër mjekësore më thanë që bëhej fjalë për një granulom post traume. Gjëndra ka përmasa 7-8 mm, më kanë dhënë mjekim me antibiotikë dhe vitamina E. Doktori tha që nuk është për t’u shqetësuar e më la takim pas 3 muajsh.
Problemi është se unë jam shumë e shqetësuar dhe e stresuar nga kjo gjëndër, kam therje në gjoks sa më zgjon nga gjumi.
Ju lutem doktor, më thoni nëse kjo mund të kthehet në kancer. A mund të hiqet pa ndërhyrje kirurgjikale.
Ju faleminderit dhe pres me padurim përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Jeni më shumë e shqetësuar për problemin tuaj se sa vërtetë është. E para, keni një moshë të re për të qenë e sëmurë nga kanceri dhe se kolegët të kanë bërë EKO të gjirit, ku nuk kanë gjetur diçka që kishte me qenë e dyshimtë për neoplazmë. Andaj mbani kontrolle të rregullta sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.


Përshëndetje. Jam 35 vjeçe, bëra ekografi të gj.mamare, ekzaminimi doli:
gjiri i djathtë: në kuadratin inferior lateral në drejtim të orës 8 evidentohet një formacion cistik me septume me përmasa rreth 8×3 mm. Pjesa tjetër me ind glandular normal.
Gjiri i majtë: Në kuadratin superior lateral në drejtim të orës 2 afër mameles vërehet një formacion hypoekogen me konture të qartë lobular me përmasa rreth 9x 4 mm. Pjesa tj. me ind glandular normal. Në axille evidentohet një limfonodul reaktiv 4 mm.
Konkluzion: Cist i gjirit të djathtë, suspektohet fibroadenoma sinister.
Mjeku nuk më dha ndonjë mjekim.
Ju lutem, a duhet të shqetësohem për konkluzionin e marrë, a duhet të vazhdoj më tej ekzaminimet?
Motra ime 43 vjeçe ka 4 vjet që mjekohet për kancer gjiri.
Ju falënderoj paraprakisht dhe mbetem në pritje të një përgjigje.

PËRGJIGJE:
Duke pasur parasysh faktorët e riskut për kancer të gjirit siç është anamneza familjare si dhe të gjeturat në ultrasonografi, siç i keni përshkruar, mendoj që ju duhet të bëni edhe më tutje ekzaminime shtesë. Është e nevojshme të përjashtohet në tërësi mundësia e ndonjë ndryshimi posaçërisht në gjirin e majtë ku kemi edhe limfonode të rritura.
Andaj, ju rekomandoj pa shqetësim të bëni ekzaminime shtesë te mjeku që merret me sëmundje të gjirit.


Jam 29 vjeç dhe prej 4 vjetësh jam bërë nënë. Nuk kam pasur probleme me gjirin ose të paktën deri më sot nuk kisha vënë re ndonjë shqetësim. Para një muaji vura re se në gjirin e djathtë kisha një gjëndër që në momentin që e shtypja më jepte ndjesinë sikur më digjte. Bëra eko dhe përgjigja ishte: në gjirin e djathtë në zonën retroareolare, vihet re një formacion hypoekogen, me ekomorfologji cistike, me dimensione 7.6*4.7mm. Në gjirin e majtë në kuadratin lateral inferior në drejtim të orës 4, vihet re një formacion hypoekogen, me ekomorfologji cistike, me dimensione 5.4*3.5mm. Në të dy axilat vërehet ndonjë limfonodul me qendër ekogjene i karakterit reaktiv, pa adenopati të karakterit patologjik.
Realisht nuk e kam kuptuar përgjigjen e dhënë nga mjeku! Ajo që do të doja të dija është se nga se formohen dhe a janë të rrezikshëm? A mund të kurohen dhe çka është më e rëndësishmja, a mund të jenë këto shkak për një kancer të mëvonshëm?
Në pritje të përgjigjes suaj, punë të mbarë!

PËRGJIGJE:
Ne ekzaminimin ehosonografik të gjirit ju keni përshkruar ndryshime në të dy gjinjtë si cistike. Në këtë përshkrim nuk mund të saktësojmë se për çfarë ciste bëhet fjalë dhe nuk kemi të përshkruar edhe karakteristikat tjera ehosonografike në mënyrë që të japim saktë diagnozën. Nuk duhet të shqetësoheni nga ndryshimet cistike, sepse janë të shpeshta si patologji dhe një numër të vogël të tyre kemi karcinome. Vazhdoni me kontrolle të rregullta te mjeku.


Ju lutem më ndihmoni. Para 10 vitesh e kam ndie një dhimbje të madhe në gjirin e majtë. Kam krye analiza dhe kontrolle të shumta, krejt kanë dalë mirë. Gati si përherë kam pas dhimbje në gji gjatë këtyre viteve. Tash më shqetëson më shumë fakti se po e vërej gjirin se po ndryshon, është zvogëlua dukshëm në krahasim me gjirin e djathtë dhe janë krijuar gjëndra nën sqetull. Mjekja më ka thënë se janë krijuar 2 cista në gji dhe se nuk paraqesin rrezik. Shumë po më shqetëson se po e vërej gjirin e zvogëluar dhe me intereson të di se a vazhdon ende me u zvogëlua dhe me humbë gjiri krejt.
Ju lutem më ktheni përgjigje, dua të di më shumë për këtë fenomen që po kaloj unë.

PËRGJIGJE:
Për të ditur tablonë e plotë dhe problemin tuaj, neve na mungojnë të dhënat për moshën tuaj dhe shënimet e ekzaminimeve para 10 vjetëve.
Nuk duhet të shqetësoheni nga se keni mundësi që problemi juaj të merr zgjidhjen definitive në lidhje me shqetësimet në gji.
Sa i përket shfaqjes së limfonodeve në axille, nuk duhet marrë çdoherë si problem të natyrës malinje nga se kemi shpesh herë limfonode reaktive në infeksione të ndryshme.
Për çdo rast mund të na drejtoheni për konsultime shtesë.


Si mund të diktoj nëse kam kancer të gjirit? A është i trashëgueshëm kanceri i gjirit? A sëmuren femrat e reja nga kanceri i gjirit.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Çdo ndryshim në fortësinë e gjirit, që shoqërohet me një formacion të prekshëm apo të identifikuar me ultrasonografi ose me mamografi shtron nevojën e ekzaminimit të mëtejmë nga mjeku specialist, në këtë rast kirurgu torakal, për të qartësuar natyrën e sëmundjes.
Diagnostikimi i saktë për një grua që ka kancer bëhet përmes biopsisë apo CNB biopsisë. Kanceri i gjirit nuk është sëmundje trashëguese. Mirëpo, ka predispozitë më të madhe të shfaqjes të familjarët që kanë kancer: nëna, e bija, motra.
Kanceri i gjirit shfaqet më shpesh te moshat 50-60 vjeçare, por paraqitet edhe në mosha më të reja.


Babai im ka lëng në mushkëri qe dy javë. Është nisur me dhembje dhe temperaturë, me rekomandim të mjekëve për në spitalin ‘Nëna Terezë’, Tiranë.
Babai im është 57 vjeçar.
Doktor, sa është serioze kjo gjendje me të cilën përballet babai im?

PËRGJIGJE:
Prindi juaj, siç thuani ju, paska lëng në hapësirën pleurale në të dy anët. Për diagnostikim duhet të bëhet punksioni i këtij likuidi dhe ekzaminimi i tij në citologji dhe mikrobiologji. Po ashtu, duhet të bëhen edhe ekzaminime tjera laboratorike shtesë për të sqaruar natyrën e këtij lëngu. Këto ekzaminime të duhura bëhen te ne në Prishtine dhe nuk duhet fare të udhëtohet jashtë vendit për këtë.


Përshëndetje. Jam një vajzë që për momentin jetoj në Greqi. Para 7 muajve, në gjoksin e majtë pata një gjëndër dhe doktorët më bënë një biopsi me gjilpërë. Pas 15 ditëve më thanë se ishte vetëm ciste dhe më dhanë një xhel që quhet Progesterol, antibiotikë Ceclor 500mg dhe vitamina Evening primrose 1000mg. Këtë të fundit e vazhdova për 6 muaj. Por, doktorët më thanë se ka mundësi të përsëritet. Unë i bëj kontroll vetes gjithmonë me duar, nuk kam gjëndra, por ka pak kohë që më shpon gjoksi dhe sqetulla, dhimbja është pak e fortë për momentin dhe më dhemb pak gjoksi i majtë.
Doktor, a mund të më jetë përsëritur dhe pse unë nuk e ndjej me dorë?

PËRGJIGJE:
Formacionet cistike janë të shumta që ne i hasim gjatë kontrolleve me ultrazë të gjirit. Juve ju kanë punktuar dhe me aspiracion kanë evakuar likuidin që ka përmbajt ciste dhe zakonisht ky likuid dërgohet në ekzaminim laboratorik.
Rishfaqja është shumë e mundshme, andaj ju duhet të bëni kontrolle të rregullta te mjeku juaj.


Ju lutem më ndihmoni. Para 10 vitesh e kam ndie një dhimbje të madhe në gjirin e majtë. Kam krye analiza dhe kontrolle të shumta, krejt kanë dalë mirë. Gati si përherë kam pas dhimbje në gji gjatë këtyre viteve. Tash më shqetëson më shumë fakti se po e vërej gjirin se po ndryshon, është zvogëlua dukshëm në krahasim me gjirin e djathtë dhe janë krijuar gjëndra nën sqetull. Mjekja më ka thënë se janë krijuar 2 cista në gji dhe se nuk paraqesin rrezik. Shumë po më shqetëson se po e vërej gjirin e zvogëluar dhe me intereson të di se a vazhdon ende me u zvogëlua dhe me humbë gjiri krejt. Ju lutem më ktheni përgjigje, dua të di më shumë për këtë fenomen që po kaloj unë.

PËRGJIGJE:
Për të ditur tablonë e plotë dhe problemin tuaj, neve na mungojnë të dhënat për moshën tuaj dhe shënimet e ekzaminimeve para 10 vjetëve. Nuk duhet të shqetësoheni nga se keni mundësi që problemi juaj të merr zgjidhjen definitive në lidhje me shqetësimet në gji. Sa i përket shfaqjes së limfonodeve në axille, nuk duhet marrë çdoherë si problem të natyrës malinje nga se kemi shpesh herë limfonode reaktive në infeksione të ndryshme. Për çdo rast mund të na drejtoheni për konsultime shtesë.


Jam e diagnostifikuar me cista fibrocistike dhe më intereson a mund të shndërrohet në kancer. Dua të di më shumë për këtë lloj diagnozë.

PËRGJIGJE:
Duhet të dimë se si jeni diagnostikuar me DG. cysta mammae. Nëse ju keni bërë vetëm examinime ultrasonografike dhe në bazë të tyre mendoni se keni të bëni me cista të mames, atëherë ne nuk mund të themi se kemi diagnozën histopatologjike. Ne kemi shumë raste të kancerit të gjirit përbrenda formacionit cistik. Nga kjo shtrohet nevoja e përcaktimit të saktë të diagnozës në mënyrë që t’i ikim gabimeve diagnostikuese rreth cistave. Përkujdesja me kontrolle të rregullta mjekësore, është e nevojshme te pacientet me ndryshime cistike.


I nderuar doktor, jam 25 vjeçare. Në ECHO shkruan: Gjatë ekzaminimit me solide lineare në të dy gjinjtë vërehen formacione cistike, më i madhi 10x6mm djathtas.
Se paku një nyje limfatike reaktive në aksillen e djathtë.
Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Formacionet cistike në gji janë ndryshime të shpeshta që i hasim te femrat e moshave të ndryshme. Cistet në gji nuk duhet të merren me shqetësim, por nuk duhet nënçmuar ngase në raste të veçanta përbrenda cisteve hasim tumor (tumor intracistik). Në raste të tilla duhet bërë biopsia. Në moshën tuaj nuk presim të gjejmë karcinomë të gjirit. Ju këshilloj të bëni kontrolle një herë në vit te mjeku.


Jam e diagnostifikuar me cista fibrocistike dhe më intereson a mund të shndërrohet në kancer. Dua të di më shumë për këtë lloj diagnozë.

PËRGJIGJE:
Duhet të dimë se si jeni diagnostikuar me DG. cysta mammae. Nëse ju keni bërë vetëm examinime ultrasonografike dhe në bazë të tyre mendoni se keni të bëni me cista të mames, atëherë ne nuk mund të themi se kemi diagnozën histopatologjike. Ne kemi shumë raste të kancerit të gjirit përbrenda formacionit cistik. Nga kjo shtrohet nevoja e përcaktimit të saktë të diagnozës në mënyrë që t’i ikim gabimeve diagnostikuese rreth cistave. Përkujdesja me kontrolle të rregullta mjekësore, është e nevojshme te pacientet me ndryshime cistike.


Përshëndetje doktor. Jam një vajzë 25 vjeçe. Në gjirin e djathtë kam 3 formacione hypoekogen, me ekomorfologji fibroadenomatoze me dimensione 6.5*4 mm, 8.8*5.8 mm, 11*6.2 mm. Ndërsa në gjirin e majtë kam 2 formacione hypoekogen, me ekomorfologji fibroadenomatoze me dimensione 11.7* 5.8 mm, 9.8* 7mm.
Këto formacione i ka qe 2 vjet e gjysmë, i kam mbajtur në kontroll dhe përmasat e tyre nuk kane ndryshuar. Por, ajo çka më shqetëson është se gjithmonë axilat më kanë dalë të lira, por në kontrollin e fundit në Echo në të dy axilat vërehet ndonjë limfonodul me qendër ekogene i karakterit reaktiv, pa adenopati të karakterit pathologjik. Doktori që ma bëri echon më tha se nuk është gjë shqetësuese. Dua të theksoj se nëna më ka vdekur nga kanceri i gjirit. Ju lutem më thoni diçka më tepër nëse duhet të shqetësohem apo jo?
Ju faleminderit. Mbetem në pritje të përgjigjes suaj.

PËRGJIGJE:
Ju keni përshkruar Echo të ndryshimeve në të dy gjinjtë ku edhe është e qartë se kemi të bëjmë me natyrën beninje të ndryshimeve të përshkruara me ultratingull. Pasi që keni histori familjare për karcinomë të gjirit, ju duhet të bëni një vizitë një herë në vit te mjeku, por pa u shqetësuar nga ajo që ju do të keni kancer të gjirit. Mund të mos keni kurrë, por është e rrugës të bëni vizita. Ne, nga përvoja me pacientë kemi raste kur e marrin me shqetësim faktin që natyra gjenetike do të jetë përcaktuese për kancer nga e ëma te e bija. Në realitet, është një faktor risku, por jo sëmundje trashëguese assesi.


I nderuar Dr.Saudin. Jam 29 vjeçe dhe më janë formuar ciste në të dy anët e gjinjve me përmasa deri në 8 mm (12 ciste). Axilat me nga një limfonodul beninj 14 me 7 mm. Kam bërë vetëm Echo dhe dua të di nëse e përcakton me saktësi në janë ciste apo duhet të bëj ndonjë ekzaminim tjetër?
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Një ekzaminim i gjirit me ECHO nga një profesionist mund të përcaktojë saktë ndryshimet cistike nga ndonjë tumor solid, andaj nuk do të sugjeroja për ekzaminim shtesë. Kurse për limfonode siç thuani ju beninje, kurse ne do thonim reactive. Për të përcaktuar korrekt natyrën histologjike të një limfonodi duhet të bëhet extirpimi dhe examinimi histopatologjik. Por në bazë të shumë karakteristikave ne përcaktohemi për karakterin reaktiv duke pasë parasysh klinikën e sëmundjes.


Përshëndetje. Jam 28 vjeçe, nën sqetullën e majtë kam një gjëndër që nga mosha 23 vjeçe. Në qershor të vitit 2007 kam bërë një ekzaminim ultrasonografik në Kosovë, ku kanë dalë këto përfundime:
“Paremkimi i gjirit të majtë në 1/4 e sipërme dhe laterale, aty ku fillon fosa aksillare, haset një proces lokal me ndërtim kryesisht homogjen me madhësi rreth 35 me 22 mm, i vendosur rreth 4 mm nga sipërfaqja e lëkurës mirë e kufizuar. Gjatë analizës me Color Doppler, brenda këtij procesi haset një vaskularizim, IR=0,56.
Përfundimi: Ndryshimi i përshkruar në gjirin e majtë shkon në favor të proceseve beninje më parë fibroadenomes, por në diferencim mund të vjen edhe një kompleks i nyjës limfatike regjionale.
Në bazë të kësaj, më thanë që është mirë që kjo gjëndër të largohet me operacion, edhe pse nuk është në rrezik.
Gjithashtu kam qenë edhe në Shkup, këtu vetëm me anë të prekjes së gjëndrës më thanë se ka të bëjë me nyjet limfatike dhe më udhëzuan për operacion.
Tashti jam nënë e dy fëmijëve.
Doktor, ç’farë më udhëzoni ju, a mund të jetë diçka në rrezik, apo nuk do të ketë ndryshime me kalim të viteve?
Ju falënderoj shumë për gjithçka që bëni.
Me respekt të veçantë nga Tetova.

PËRGJIGJE:

Pa dyshim bëhet fjalë për një limfonod reaktiv, i cili po qëndron qe sa kohë nën axillen tuaj. Nuk mundemi asnjëherë t’u sigurojmë saktë për të ardhmen e ndryshimeve nëse nuk është bërë biopsia.
Preferoj të vizitoheni te mjeku juaj më i afërm me USG kontrolluese dhe të bëni një citpounksion.


Përshëndetje doktor, jam një djalë 23 vjeçar, qe një vit vërej një ndryshim në gjirin tim të majtë. Kam bërë ultrazë, ku në raport më shkruan: Në shtresën nënlëkurore të gjirit të majtë vërehet një zonë me hioegjene me trashësi 6mm e cila ndodhet menjëherë nën papilla mame, ndryshimi në fjalë mund t’i përgjigjet një edeme posttrumatike apo procesi inflamor. Kjo echo është bërë në muajin qershor të vitit të kaluar. Pas 3 jave kam shkuar te kirurgu torakal. Në raportin e tij shkruan: Mamma sin- retroareolar ,densitet i kufizuar, nuk palpohet. Ka qenë në kontroll vetëm me prekje, nuk është bërë ultrazëri për arsye se ka qenë kohë e shkurtë prej ultrazërit të kaluar. Tashti kanë kaluar 7 muaj edhe ende nuk më është ka larguar. Mua më duket që është edhe më e madhe. Çka mendoni, a mund të jetë kjo një rrezik dhe a do mund të largohet një gjë e tillë vetvetiu apo duhet ndonjë intervenim kirurgjik?

PËRGJIGJE:
Më duhet t’ju them se duhet të bëni një eho të gjirit me një përshkrim më të qartë. Me sa duket bëhet fjalë për një ndryshim që paraqitet te meshkujt dhe ne e quajmë Gynekomasti që shkaktohet nga ndikimi hormonal.


Përshëndetje doktor Saudin. Jam 43 vjeçare, raporti i radiologut tregon në ultrazë, mamogramet e 2 gjinjve në projeksionet standarte cc dhe MLO vërehet par.gjindore heterogjene, në gjirin e djathtë vërehen dy ndërrime fibrocistike deri 10 mm, ndërsa në gjirin e majtë në QSB vërehet masa hiprodense ovale 20 herë, 18 mm dhe një tjetër QSJ, po ashtu ovale 12 herë 10 mm. Nuk vërehen mikrodialicifikate të gropura në të djathten modis lifatike 10mm BIRADS 3. Është bërë punksioni aspirativ i ndryshimit të lokalizuar në kuadrin e mesëm të sipërm, në afërsi të areeoles, të gjirit të majtë. Strishot citologjike përmbajnë disa grupe të qelizave epiteliale, pa atipi. Në mes të këtyre qelizave mund të indentifikohen edhe ato të cilat i përgjigjen mioepitelit.
Koment: Dukja citologjike shkon në favor të adenozës.

PËRGJIGJE:
Nga përshkrimi i mamografisë si dhe rezultati citologjik bëhet fjalë për ndryshime beninje, të cilat duhet të observohen-përcillen me kontrolle të ultrazërit të gjirit.


Përshëndetje doktor. Jam 29 vjeçe dhe kam një fëmijë 3 vjeç. Jam operuar nga gjiri i djathtë, sepse më mblodhi që kur e kisha djalin një muajsh. Pas 3 vjetësh bëra një echo të gjirit dhe përgjigja ishte: "Në gjirin e djathtë, vëhet re një formacion hypoekogen, me konture të rregullta, me diameteë 9*4 mm (diagnozë diferenciale mes një fibroadenome dhe kisti me përmbajtje jo të pastër likudiene në brendësi). Pranë tij vëhet re një tjetër formacion i tillë me dimensione 6.1*4.1 mm. Në të dy axilat vërehet ndonjë limfonodul me qendër ekogenei karakterit reaktiv, pa adenopati të karakterit pathologjik. Vërehet zgjerim i duktuseve mamare në zonën retroareolare bilateralisht dexter me diametër deri 2.3 mm dhe sinister 2 mm."
Në pritje të një përgjigjeje nga ana Juaj, ju falënderoj, paraprakisht.

PËRGJIGJE:
Ne nuk mund të sqarojmë saktë a kemi të bëjmë me një fibroadenomë apo ndonjë formacion cistik në bazë të këtij përshkrimi që ju e keni shkruar. Duhet të bëhet edhe një Echo e gjirit dhe një kontroll më i detalizuar.
Që të jem më i qartë, prezenca e ndonjë tumori i shoqëruar me limfonode të rritura në axille, duhet të shikohet më seriozisht për të caktuar definitivisht diagnozën.


Përshëndetje. Fillimisht desha t’ju falënderoj për këtë mundësi komunikimi. Arsyeja që po iu shkruaj është kjo: motra ime ka lindur pa gjëndrën e gjirit të djathte dhe kjo ka ndikuar që edhe tani në moshën 18 vjeçe të mos i zhvillohet gjiri fare. Mënyra e vetme e korrigjimit të tij na është thënë nga mjeket është operimi.
Do doja të më këshillonit më shumë rreth këtij problemi.
Duke pritur përgjigjen tuaj të shpejt, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Ngecja në zhvillim të gjirit apo edhe mungesa fare e gjirit është e mundshme të ndodhë te një femër, mirëpo nuk duhet t’ju sjellë ngarkesë ngase tanimë, me ndërhyrje estetike-plastike bëhet mrekullia në formë, madhësi dhe dukje të gjirit.
Ju duhet të drejtoheni te kirurgu plastik.


Përshëndetje. Jam 26 vjeçe dhe kam problem me gjirin e djathtë. Para 7 vjetësh kam hequr dy gjëndra dhe nga biopsia dolën që ishin fibroadema. Kam lindur dhe dy fëmijë, më të voglin e kam 16 muajsh. Para 4 muajsh bëra një eko të gjirit dhe më dolën që kisha 2 ciste në gji dhe një gjëndër. Mjeku më tha se nuk ka problem, por duhet t’i mbash nën kontroll. Para 2 muajsh fillova të kem dhimbje në anën e djathtë në shpatull dhe tani vazhdoj ta kem këtë dhimbje, por edhe ndonjëherë më therë në gjoks. Më mpihet edhe krahu i djathtë, këmba e djathtë, ndonjëherë po fillon të kem mpirje dhe në anën e majtë e në krah.
Nuk e di se çfarë lidhje kanë me njëra-tjetrën këto shqetësime. Jam e shqetësuar dhe pres përgjigjen tuaj.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Nga biopsia ju keni vërtetuar me ekzaminim histopatologjik se bëhet fjalë për fibroadenomë e cila mund të shfaqet prapë si në gjirin e mëparshëm, ashtu edhe në gjirin tjetër. Po ashtu, janë vizualizuar me ultrazë edhe formacione cistike. Nga ajo që përshkruat për dhimbjet, nuk kanë të bëjnë me ndryshimet ne gji.
Ju këshilloj që të mbeteni nën vëzhgimin e mjekut.


Babai im ka lëng në mushkëri qe dy javë. Është nisur me dhembje dhe temperaturë, me rekomandim të mjekëve për në spitalin ‘Nëna Terezë’, Tiranë. Babai im është 57 vjeçar. Doktor, sa është serioze kjo gjendje me të cilën përballet babai im?

PËRGJIGJE:
Prindi juaj, siç thuani ju, paska lëng në hapësirën pleurale në të dy anët. Për diagnostikim duhet të bëhet punksioni i këtij likuidi dhe ekzaminimi i tij në citologji dhe mikrobiologji. Po ashtu, duhet të bëhen edhe ekzaminime tjera laboratorike shtesë për të sqaruar natyrën e këtij lëngu. Këto ekzaminime të duhura bëhen te ne në Prishtine dhe nuk duhet fare të udhëtohet jashtë vendit për këtë.


Përshëndetje. Jam një vajzë që për momentin jetoj në Greqi. Para 7 muajve, në gjoksin e majtë pata një gjëndër dhe doktorët më bënë një biopsi me gjilpërë. Pas 15 ditëve më thanë se ishte vetëm ciste dhe më dhanë një xhel që quhet Progesterol, antibiotikë Ceclor 500mg dhe vitamina Evening primrose 1000mg. Këtë të fundit e vazhdova për 6 muaj. Por, doktorët më thanë se ka mundësi të përsëritet. Unë i bëj kontroll vetes gjithmonë me duar, nuk kam gjëndra, por ka pak kohë që më shpon gjoksi dhe sqetulla, dhimbja është pak e fortë për momentin dhe më dhemb pak gjoksi i majtë.
Doktor, a mund të më jetë përsëritur dhe pse unë nuk e ndjej me dorë?

PËRGJIGJE:
Formacionet cistike janë të shumta që ne i hasim gjatë kontrolleve me ultrazë të gjirit. Juve ju kanë punktuar dhe me aspiracion kanë evakuar likuidin që ka përmbajt ciste dhe zakonisht ky likuid dërgohet në ekzaminim laboratorik. Rishfaqja është shumë e mundshme, andaj ju duhet të bëni kontrolle të rregullta te mjeku juaj.


Përshëndetje doktor, jam 21vjeçe, në gjirin e majtë kam një gjëndër me madhësi 12mm me 9mm (fibroadenomë). Gjinekologu pasi ma bëri një ultrazë më tha se nuk ka diçka për t’u shqetësuar. Këtë gjëndër e kam vërejtur para 2 viteve. Mjeku atëherë më pat rekomanduar të marr Sante E gal, vitamina.
Ju lutem doktor, pres përgjigje tuaj. A është në rregull përdorimi i këtyre vitaminave sepse edhe kam shtuar peshë?

PËRGJIGJE:
Ky ndryshim që ju keni vërejtur që nga mosha 19 vjeçe dhe tani pas 2 viteve ende e keni ashtu siç e përshkruani fibroadenomë, nuk duhet të mendoni se ka terapi tjetër medikamentoze që e trajton përpos ndërhyrjes kirurgjike për të cilën është dashtë të preferoheni.
Atëherë ju drejtohuni kirurgut për mendim.


Jam një nënë dhe kam një fëmijë me moshë 16 muajsh, ka hemangiome kavernoze në gjoks afër qafës. I është paraqitur 2 javë pas lindjes. Hemangioma nuk është zhvilluar më shumë. Mjeku ka rekomanduar amp. Kortizon 10mg (të blihen në shtete të jashtme), mirëpo atje nuk m’i kanë lejuar me i marrë sepse nuk i rekomandojnë te fëmijët. Deri tash nuk ka pas ndonjë intervenim.
Doktor, si trajtohet kjo hemangiomë?

PËRGJIGJE:
Duhet të vizitoni kirurgun që të njiheni me mirë me trajtimin.


Jam 22 vjeçe, kam një vit që kam lindur një vajzë. Para 3 muajve kam vërejtur në gjirin e djathtë një gjëndër me madhësi 2.0 cm, kam bërë kontroll dhe kam kuptuar se bëhet fjalë për një fibroadenomë. Pas 3 muajve kam bërë edhe një kontroll dhe gjëndra është rritur në 3.1 cm. Unë kam edhe dy gjëndra të tilla, por ato nuk riten.
Doktor, dua pres mendimin tënd.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
Nga mosha juaj 22 vjeçare bëhet fjalë për fibroadenomë – tumor beninj i cili duhet të extirpohet, hiqet kirurgjikisht. Nuk duhet të mendoni në asnjë pasojë.


Jam 25 vjeçe, pasi kam vërejtur një gjëndër në gjirin e majte dhe pas rekomandimeve të kirurgut torakal, jam operuar në fund të vitit 2007, në QKUK dhe raporti i ekzaminimit histopatologjik është ky:
Diagnoza klinike: Tu mamae.
Përshkrimi: është pranuar pjesë e indit me ngjyrë gri, konsistencë mesatare, dukje multinodulare dhe dimensione 5.5×3.5x3cm; në sipërfaqen e prerjes vihen re vatra të çrregullta të konsolidimit indor me ngjyrë gri-bardhë.
Histologjikisht, në indin fibrotik të shtuar-hipocelular, vihen re struktura të proliferuara dhe të stërzgjatura acinare të mveshura me qeliza të rregullta epiteliale (adenosis) si dhe dukte të dilatuar – cistik fokalisht të veshirë në epitel metaplastik apokrin.
Veçoritë histologjike i përgjigjen ndryshimeve fibrocistike të shoqëruara me vatra të adenozës.
Pas kësaj kohe kam vazhduar kontrollet një herë në vite dhe s’janë vërejtur ndryshime, ndërsa në muajin prill më janë vërejtur ndryshime të ngjyrës në zonën ku më herët është operuar (tash është ngjyra më e mbyllur) dhe mjeku më tha që të përcillen ndryshimet, të përsëritet eho e gjirit pas 3 muajsh.
Kisha dashur të di a është fjala për kancer gjiri apo për rrezikun e shndërrimit në të. Ju kisha lutur të më sqaroni, sepse nuk e kam të qartë.
Ju faleminderit

PËRGJIGJE:
Nuk është fjala për kancer të gjirit në rastin tuaj. Në bazë të raportit histopatologjik bëhet fjalë për ndryshime fibrocistike me vatra të adenozës. Këto ndryshime janë të shprehura në moshën tuaj, mund të përcilleni nga mjeku.


I nderuari doktor. Unë jetoj në Islande, vetëm desha mundësisht t’ju bëj një pyetje. Para 10 viteve e bëra një skanim të mushkërive dhe, më thanë që e kam një shenjë të vogël në mushkëri nga fëmijëria. Vitin e kaluar, sërish e bëra edhe një skanim tjetër dhe me than se qenka më e vogël, por sidoqoftë, para dy muajsh, në mëngjes herët fillova një gjakderdhje për dy ditë të plota. U shtrova ne spital dhe më thanë se kjo gjakderdhje ka filluar nga ajo shenja në mushkëri pas një kollitje. Pas një testi gjashtë javësh, më thirrën dhe më thanë që në atë shenjë që e kam në mushkëri ka filluar të rritet një tuberkulozë dhe tash do të më mjekojnë me dy tableta për 9 muaj, gjoja të mbyllet ajo shenjë, por unë mendoj qe kjo gjakderdhje rrjedh nga një venë.
Sidoqoftë, tash kam marrë një frikë të madhe nga gjakderdhja që as në Kosovë nuk po guxoj të vie.
Ju lutem, me shumë respekt, më këshilloni, ku mund të drejtohem për një situatë të tillë. Faleminderit shumë.

PËRGJIGJE:
Bazuar në përshkrimin tuaj, mund të jetë tuberkulozë apo një kavernë tuberkulare e cila në një periudhë të saj mund të filloj të gjakderdhës, që në mjekësi njihet si hemoptizije. Në këto raste bëhet edhe bronkoskopia për t’u sqarua saktësisht vendi prej nga vjen gjakderdhja. Në rast të gjakderdhjes së mëtejmë edhe pas marrjes së terapisë këtu indikohet intervenimi kirurgjik, largimi i asaj pjese të mushkërisë bashkë me kavernën tuberkulare. Ne, këtu në Prishtinë, kemi përvoja të mira me trajtimin e këtyre formave ngase treva jone është shumë e kapur me sëmundjen e tuberkulozit si dhe me pasojat e tij. Ju duhet të vini në pushim pa shqetësim dhe të drejtoheni te ne për çdo rast të përkeqësimit të gjendjes tuaj. Përkujdesja jonë do të jetë e plotë.


Unë jam një nënë e tre fëmijëve, jam 34 vjeçe, e kam një problem në gjirin e majtë. Maja e gjirit më mblidhet dhe hyn brenda, kohë pas kohe më ngacmon temperatura e kur më kap temperatura gjiri më dhemb në vete. Tash po më dhemb edhe krahu, krejt dora rri ftohtë. Këtë problem e kam prej lindjes së fundit që katër vjet e gjysmë.
Ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Nga se problemi juaj ka filluar nga fillimi i gjidhënies dhe shoqërohet me shenja të inflamacionit, është e mundur të bëhet fjalë për një mastit kronik.


Përshëndetje doktor. Mamit tim këto ditët e fundit i vërehet gjëndra në gjoksin e djathtë. Rezultati i analizave thotë:
Komenti citologjik – Në strishot e punuara nga punktati i fituar me FNA te formacionit cistik të gjirit të djathtë, është konstatuar material proteinik eozinofilik, infiltrate të dendura inflamatore të përziera që dominojnë në strisho, mbi 90% limfocite të rregullta, plazmocite dhe makrofagje me citoplazëm shkumoze ”foamy cell”, granulocite si dhe ekstravazatë të rralla eritrocitare. Pamja histologjike shkon në favor të një ndryshimi inflamator. Qeliza malinje në këtë material nuk janë gjetur. Kam nevojë për opinionin tuaj si mjek profesionist.

PËRGJIGJE:
Në pyetjen tuaj është kërkuar ndihma jonë të cilën do ta keni çdoherë që ju nevojitet. Janë dy të dhëna për problemin tuaj, gjëndra-tumor në gji dhe rezultatin citologjik të bërë nga ky formacion. Nga përshkrimi i raportit citologjik shihet se nuk kemi gjetje të qelizave malinje, por inflamatore. Për të qenë më të saktë, ne duhet t’i kemi të dhënat ultrasonografike, radiologjike të formacionit në gji, në mënyrë që të vendosim saktë për hapat e mëtejmë. Duhet të ju them se ekzaminimi citologjik është orientues dhe, assesi, definitiv në diagnozën përfundimtare të tumoreve. Për këtë duhet të bëhet biopsia.


Ju përshëndes përzemërsisht dhe njëherit ju dëshiroi çdo të mirë në punën tuaj të palodhshme.
Ju lutem, kam një problem i cili më mundon tej mase, andaj do të kisha pas dëshirë të më sqaroni ju se për çka bëhet fjalë. Jam 40 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, djalin 16 dhe vajzën 10 vjeçe. Para 4 viteve derisa pastrohesha në banjo, vërejta në gjirin e majtë tek maja, një puçërr të vogël e cila kishte mbledhur qelb dhe vetëm në atë moment ndjeva pak dhimbje, dhe, u frikësova shumë. E shtypa atë dhe vërejta se më qiti pak qelb dhe kështu m’u largua dhimbja. Por, së bashku me qelbin doli edhe një masë e bardhë dhe e trashë. Për një kohë nuk pata problem, sepse ajo puçërr u zhduk, por tani po e vërej se kohë pas kohe po kam dhimbje në atë vend dhe sërish po e vërej që në jelek me mbesin njollat e qelbit. Te mjeku nuk kam shkuar, sepse po kam frikë. Megjithëse një mike e imja më tha që edhe ajo paska pas problemin e njëjtë dhe kishte shkuar te mjeku dhe ai paska thënë qe kjo nuk është për panik, sepse gjiri pastrohet nga mbeturinat e qumështit. Mirëpo, ajo nuk pi cigare, ndërsa unë e konsumoi shumë cigaren. Përndryshe probleme tjera nuk kam. Kam një jetë normale me bashkëshortin.
I nderuari doktor, pres me padurim përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Nuk keni arsye të shqetësoheni fare ngase ju keni pasur një ndryshim inflamator, i cili ka përfunduar.


Përshëndetje doktor i nderuar. Nëna ka formacione cistike në të dy gjinjtë. Ka qenë së fundi te mjeku dhe është kontrolluar. Mjeku i ka thënë se në gjirin e majtë ka një formacion cistik të dendur me madhësi 1.5 cm – 1.7 cm , dhe dyshohet për kalcifikim. Ka marrë antibiotikë (gentamicin, petrxyl), Chymoral forte dhe Bedoxin.
Ju lutem, për çfarë bëhet fjalë dhe a ka rrezik për kancer në gji?
Më këshilloni se çfarë duhet të bëj në këtë rast?
Faleminderit. Me respekt, Dritoni.

PËRGJIGJE:
Formacioni cistik të cilin ju e keni përshkruar duhet të shikohet me kujdes ngase ekzistojnë format e karcinomës intracistike dhe mu për këtë fakt nuk duhet nënçmuar asnjë ciste të hasur gjatë ekzaminimeve ultrasonografike.
Ju preferoj të bëni vizitë me rezultatet e bëra te kirurgu torakal.


Përshëndetje. Fillimisht desha t’ju falënderoj për këtë mundësi komunikimi. Arsyeja që po iu shkruaj është kjo: motra ime ka lindur pa gjëndrën e gjirit të djathte dhe kjo ka ndikuar që edhe tani në moshën 18 vjeçe të mos i zhvillohet gjiri fare. Mënyra e vetme e korrigjimit të tij na është thënë nga mjeket është operimi.
Do doja të më këshillonit më shumë rreth këtij problemi.
Duke pritur përgjigjen tuaj të shpejt, ju përshëndes.

PËRGJIGJE:
Ngecja në zhvillim të gjirit apo edhe mungesa fare e gjirit është e mundshme të ndodhë te një femër, mirëpo nuk duhet t’ju sjellë ngarkesë ngase tanimë, me ndërhyrje estetike-plastike bëhet mrekullia në formë, madhësi dhe dukje të gjirit.
Ju duhet të drejtoheni te kirurgu plastik.


Përshëndetje doktor i nderuar! Kam një brengë, dëshiroj të konsultohem me ju. Jam 21 vjeçare dhe qysh para 9 muajve duke ju referuar kontrollit të parë më është shfaqur një kokërr në gjirin e djathtë, e cila është rritur dhe më sjell dhembje, saktësisht në kuadratin e sipërm preket ky formacion që është i lëvizshëm dhe po ashtu i ndjeshëm në prekje. Onkologia ku kontrollohem unë tregon se e gjithë kjo është pjesë e parenkinës gjëndërore.
Gjatë ekzaminimit me UZ të gjinjve-lëkura, nënlëkura ka trashësi normale pa shenja retrakcioni, parenkima gjëndërore është mirë e zhvilluar dhe në kuadratin e sipërm vërehet një formacion izoehogjen me kontura të rregullta dhe me madhësi prej 1.7cm X 1.0cm, ndërsa para 9 muajve ishte 0.7cm X 0.5cm.
Kërkoj këshillën tuaj.

PËRGJIGJE:
Mendoj se ndryshimin që ju e keni përshkruar edhe me raportin ultrasonografik duhet ta shikoj edhe kirurgu për të dhënë përgjigje definitive.


Të përshëndes Dr. Saud dhe jam mirënjohëse për meritat e tuaja, Jam 24 vjeçare dhe kam dhimbje në gjirin e majtë. Tash dy vjet më është formuar një gjëndër e vogël. Desha të di a është diçka kancerogjene. Ju lutem të më tregoni apo të më orientoni për një mjekim sa më të shpejt.
Me respekt, Anila.

PËRGJIGJE:
Nga të dhënat që keni cekur, ka të bëjë me një formacion tumoroz (gjëndër) dhe mosha 24, respektivisht 22 nga momenti i paraqitjes, konkludojmë se bëhet fjalë për një ndryshim beninj-fibroadenomë, apo ciste në gji. Në moshën tuaj, nuk kemi të bëjmë me kancer të gjirit. Ju duhet të bëni një ekzaminim ehosonografik për të plotësuar dhe saktësuar diagnozën.


Përshëndetje doktor. Jam një vajze 22 vjeçare dhe qe tri vite radhazi më del një gjëndër lart në gjirin e majtë, aty ku bëhet ndarja e gjinjve. Vitin e parë kam bërë pastrim, sepse në konsultim me kirurgun u njoftova se kam infeksion dhe se kam qelb. Vitin tjetër, prapë konstatimi i njëjtë. Kam marrë injeksione edhe, sërish njëfarë pastrimi kam bërë. Kësaj vere dhe tash kam të njëjtin problem vetëm se ende s’jam konsultuar me mjekun. Desha të di se a mund të jetë kjo diçka serioze.
Pres përgjigjen nga ju.

PËRGJIGJE:
Nuk paraqet problem shqetësimi juaj. Bëhet fjalë për një infeksion të përsëritur në bazën e një aterome të mundshme. Preferohet të bëhet punksioni dhe qelbi të dërgohet në ekzaminim mikrobiologjik. Të trajtohet me antibiotikë dhe pastaj më t’u qetësuar procesi inflamator, të shikohet mundësia për intervenim kirurgjik, në mënyrë që atheroma të extirpohet në tërësi me kapsulën e saj.


“Gjinjtë janë të vegjël. Mamillat dhe areolat retromamilare pandryshime patologjike. Në palpacion gjinjtë kanë ndërtim kokrizor, por në asnjërin gji nuk preket ndonjë formacion patologjik. St.nodal negativ.Në UZ të gjinjve me sonse linare 7.5MHz-Lëkura, nënlëkura ka trashësi normale pa shenja të retrakcionit. Parenhimi gjëndror është pjesërisht i redukuar ku vërehen ndërrimefibrocistike. Në gjirin e majtë në kvad. poshtëm lateral afër regj.areomamilar vërehet formacion hipoehogjen me madhësi 1.0cm x0.6cm që duhet të përcillet. Lezione fokale nuk vërehen. Aksillat janë të lira.”
Doktor, të lutem, ma deshifro këtë përshkrim të mjekut?

PËRGJIGJE:
Nga përshkrimi juaj, nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për t’ju dhënë saktë përgjigjen rreth formacionit në gjirin e majtë.
Preferoj që ju të bëni një vizitë mjekësore.


Jam 37 vjeçare, më ka dalë një gjëndër në gjirin e djathtë. Diagnoza: Fibroadenoma mamae suspp. Desha të ju pyes, a ka të bëj diçka me kancerin e gjirit. Madhësia e gjëndrës është 5cm.
Ju lutem më ktheni përgjigje.
Afërdita.

PËRGJIGJE:

Një formacioni tumoroz me madhësi prej 5 cm në gji, duhet diagnostikuar. Nëse ju keni dg. të dyshimtë për fibroadenomë, ne ju preferojmë biopsinë e tumorit. Vetëm kështu mund ta vërtetojmë natyrën e sëmundjes.


Ju përshëndes dr. Saud. E kam vajzën 17 vjeçare, ndjen dhembje të madhe në gjirin e djathtë, mirëpo vetëm kur është në mujore dhe kur i shtyp.
Më orientoni ose rekomandoni diçka.

PËRGJIGJE:

Në moshën 17 vjeçare nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje serioze. Mirëpo, është mirë të bëhet një ultratingull i gjirit dhe pastaj do të sqarohemi më mirë.


Tung, ju përshëndes juve dhe ju uroj punë të palodhshme. Mami vuan nga kanceri i gjirit të djathtë. Së pari ka filluar t’i ënjtet krahu. Ka bërë disa kimioterapi. Pas 6 seancave të kimioterapisë mjeku i ka preferuar të shkon në Shqipëri për rrezatim. Atje i ka bërë 34 rreze.
Tash është shumë më mirë se çka qenë. Në pyetjet time se çfarë kanceri ka qenë, kam marrë përgjigje se ka shume lloje se qenë, por unë ju lus juve që të më tregoni se çka do të bëhet me mamin tim me kancer femëror.
Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:

Ju keni përshkruar se nëna e juaj vuan nga kanceri, është trajtuar me 6 cikle kimioterapi dhe është bërë radioterapia. Këto janë modalitete të trajtimit të sëmundjeve kanceroze të gjirit. Mungon trajtimi operativ që lë të mendojmë se ka qenë fazë e avancuar dhe ka filluar me terapi neo-adjuvante. Ne nuk dimë stadin e sëmundjes dhe shumë detaje tjera për të dhënë konkludimin tonë. Duhet të drejtoheni te kirurgu torakal për përcjellje të rastit tuaj.


Përshëndetje doktor, tezja ime ka pas tumor në gji para 10 viteve. Është operuar (heqja e gjirit), ka përdorë 4 vite tableta, pastaj ju ka shfaq prapë afër qafës. Për këtë ka bërë radioterapinë edhe mbas kësaj ka përdorur tableta 4 vite. Qe dy vite i ka kryer këto tableta, analizat i bën rregullisht dhe i ka mirë, por tani ju ka paraqitur gjëndra tiroide shumë e rritur. Ju lutem, a mund të më shpjegoni a mos është pasojë e marrjes se gjatë te terapisë apo radioterapisë?
Linda

PËRGJIGJE:

Nuk e konsiderojmë shfaqjen e strumës-gjëndrës tiroide të rritur si pasojë e marrjes së kimioterapisë dhe radioterapisë para 10 viteve.


Doktor i nderuar, jam 28 vjeçare, jam martuar qe 7 muaj dhe që atëherë jetoj në Francë. Pasi që ende nuk kam arritur t’i marr dokumentet, në pamundësi për t’u kontrolluar te mjeku këtu, kërkoj ndihmën tuaj…Kam dhimbje shumë të mëdha në të dy gjinjtë rregullisht qe një kohe shumë të gjatë.
Ju lutem më ndihmoni se çfarë mund të jetë në pyetje dhe më udhëzoni se çfarë të bëj, dyshoj që janë hormonet në pyetje, sepse prej që jam martuar as menstruacionet nuk i kam me rregull. Nëse është ashtu, më këshilloni çfarë të bëj. Ju përshëndes.
Blerta.

PËRGJIGJE:

Dhembja në gjinj në moshën tuaj paraqitet shpesh herë me ndryshime të formës së displazionit fibrocistik. Ndryshimet hormonale janë më së shumti përgjegjëse për dhembjet në gji. Ju duhet të vetkontrolloni gjinjtë që të bindeni se nuk prekni ndonjë formacion të fortë të rrumbullakët – tumor. Do të ishte më së miri të bëni ndonjë vizitë te mjeku familjar.


Jam 29 vjeçe, kam tre fëmijë 5, 3 dhe 1 vjeç. Pas ndërprerjes së gjidhënies fëmijës së tretë, më është inflamuar gjiri i majtë. Kam marrë injeksione një javë dhe bromergon. Ajo që më shqetëson është se pas tërë kësaj gjiri më nuk është si përpara, sikur më është rrudhosur lëkura dhe më është lëshuar. Shpesh kam edhe dhimbje përreth gjirit deri te sqetulla. A mos bëhet fjalë për kancer… të lutem më trego ç’të bëj.
Zana

PËRGJIGJE:

Nga përshkrimi i problemit tuaj, bëhet fjalë për një proces inflamator në kohën e gjidhënies. Nuk duhet të brengoseni shumë ngase me një vizitë mjekësore do të merrni përgjigjen adekuate.


Përshëndetje doktor! Kam një brengë, desha të konsultohem me ju. Jam 23 vjeçare, ka dy vite vërej një kokërr në gjirin e djathtë, është e vogël, mirëpo para ciklit menstrual e vërej më shumë, pastaj fare pak. nuk kam bërë kontroll asnjëherë deri më tash. Të lutem më trego çka mund të jetë dhe çka më sugjeroni? Faleminderit shumë! Punë të mbarë.
Linda

PËRGJIGJE:

Ndryshimin që ju e keni vërejt para dy viteve në gjirin e djathtë dhe që juve më shumë ju shqetëson kur e palponi-prekni më shumë, sidomos në kohën para ciklit menstrual, është një formacion i vogël i cili duhet të vizualizohet me ultratingull. Në këtë mënyrë ne do të fitojmë pamjen me të qartë mbi natyrën e formacionit, dimensionet e tij.
Arsyeja që ju e vëreni më shumë para ciklit është se gjinjtë janë më të rritur, dendur nga veprimi hormonal. Andaj m’u në këtë kohë formacioni mund të jetë më i ekspozuar, afërsisë së lëkurës ku edhe mund të preket..


Jam 26 vjeçare e martuar, nënë e dy fëmijëve. Para 4 muajve e kam vërejtur një fryrje në regjionin supraklavikular të majtë e cila shkakton një asimetri krahasuar me anën e djathtë. Në prekje kjo "fryrje" ka konsistencë të butë dhe në analizë me sonde lineare prezantohet si një ind dhjamor më i shprehur, pa shenja për efekt mase, në strukturat vasale arteriovenoze të përafërta është e pakufizuar. Të gjitha analizat laboratorike më kanë dalë mirë. Ju lutem, cili do të ishte mendimi juaj, më ndihmoni. Ju faleminderit shumë i nderuar, Dr Saudin.

PËRGJIGJE:

Ndryshimi i përshkruar nga ju në regjionin supraklavikulare lë përshtypje për formacion adipoz- dhjamor. Megjithatë, do ju preferoja examinim shtesë nga kirurgu torakal për të përcaktuar saktë atë që ju e quani asimetri nga formacioni. Duhet pasë në konsiderim CT-në dhe ëe pas të sillet një konkludim i saktë.


Jam 27 vjeçare kam pasur si një lloj gjëndre në gjoksin e majtë. Kam bërë analizën citologjike (materiali për ekzaminim FNA), diagnoza: tu: mamae lat. Sin. Analizat më kanë dalë: strishot citologjike të materialit FNA janë shumë celulare. Në strisho vihen re grupe të qelizave epiteliale me ndryshime të theksuara degjenerative dhe inflamatore, limfocite, makrofag të veçuar dhe granulocite neutrofile. Qeliza atipike në këto strisho nuk ka. Ky është raporti citologjik. Mjeku më ka thënë se duhet të bëhet operacion dhe nuk është me rrezik. Desha edhe mendimin tuaj. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Bazuar në diagnozën që e keni dhënë, bëhet fjalë për një formacion tumoral te i cili është bërë FNA- citologjia. Në fakt, raporti citologjik nuk merret si raport i sigurt diagnostik. Prandaj, për të vënë diagnozën definitive, duhet të bëni biopsinë e tumorit.


Vajza ime mbush 15 vjet në mars. Ajo ka një gropë në gjoks. Kur e kemi kontrolluat nëpër mjek të ndryshëm të mjekësisë së përgjithshme, nuk e bënin të madhe dhe i jepnin kapsula me vaj peshku.
Më intereson të di sa duhet të jetë gjerësia e organizmit nga shpina deri në pikën më të ulët në gropën e gjoksit që të mos ketë pengesa organike. Zylfiu

PËRGJIGJE:

Problemin i vajzës suaj ka të bëj me një formë të hinkës në kraharor që ne e quajmë Pectus excavatum. Ju këshilloj që të paraqiteni te kirurgu torakal sa më parë nga se mosha e vajzës suaj është në kufirin e mundësisë për korrigjim.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori