LAJMI I FUNDIT:

Driton Çaushi: Isë, në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar; LDK: Me idetë kriminale, Driton Çaushi ka të njëjtat qëllime si Zan Çaushi i Vlorës

Driton Çaushi: Isë, në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar; LDK: Me idetë kriminale, Driton Çaushi ka të njëjtat qëllime si Zan Çaushi i Vlorës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, kreut të LDK-së, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook i drejtohet duke i thënë se korrupsioni nuk është mit apo defekt kulturor i kombit, por “zakon kriminal i pushtetit tuaj”.

“Sot Isa Mustafa paska shkruar një hartim në të cilin ky autor i patalentuar tregon se si populli i Kosovës korrupsionin e paska problem kulturor, e se si ky popull më shpesh e më shpejt fajëson (pushtetin) për korrupsion, se sa që e vërteton atë korrupsion. Këto “perla diturie” Isa i vogël autor hartimesh i paska dëgjuar nga një ndërkombëtar imagjinar (që si gjithë këshilluesit imagjinarë, i bie të jetë i madh).


A ka harruar Isa për 70 dosjet në prokurori, të cilat ia ka përmendur edhe ambasadorja joimagjinare Jacobson? Ato 70 dosje faktojnë në mënyrë fizike (por jo shteruese) korrupsionin e Isës dhe të të tijve.

A e ka harruar Isa faktimin e korrupsionit në aferën Pronto, të cilat janë përgjime të mbledhura prej ndërkombëtarëve joimagjinarë të EULEX-it? Ato përgjime tregojnë se si shefat e Isës në PDK e kanë kapur çdo instancë publike, prokurorinë, gjykatat, policinë, e bordet e çdo ndërmarrjeje.

Korrupsioni, i nderuar hartim-shkrues, nuk është mit apo defekt kulturor i kombit tonë. Është zakoni kriminal i pushtetit tuaj, që prej luftës e deri sot, e dorën në zemër, për do prej jush, korrupsioni ka qenë zakon edhe para luftës.

Korrupsioni juaj ka shkatërruar industrinë e punësimin, përmes privatizimeve katastrofale të fabrikave. Ka shkatërruar bujqësinë dhe ekonominë, përmes ryshfeteve të megaimportuesve në dogana. Ka shkatërruar jetët e qytetet, përmes lejeve absurde që i keni dhënë ndërtuesve të parregullt. Ka shkatërruar drejtësinë, me gjykatat, prokurorinë e policinë që tërësisht është në mbrojtje të interesave të pushtetit. Ka shkatërruar arsimin duke prodhuar analfabetizëm te nxënësit e te mësuesit e punësuar nga partia, ka shkatërruar mjekësinë e cila sot është pa barna për faj të tenderëve.

Por korrupsioni ka rregulluar jetët tuaja, shtëpitë e ranchet tuaja ku qytetari nuk guxon as të afrohet për të protestuar. Ka bërë me biznese familjarët tuaj, ka bërë me diploma prestigjioze fëmijët tuaj. Korrupsioni ju ka mundësuar juve edhe të “loboni” madje në qendrat e pushtetit botëror, ku paguani paratë e bukës së Kosovës së pangrënë, për të blerë një rrahje shpatullash prej ndërkombëtarëve.

Korrupsioni juaj po e kthen Kosovën në shkretëtirë Isë. Lëri hartimet, se në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar, meqenëse leximet siç duket nuk i ke dhe fort për zemër” (sic.), ka shkruar ai.

Ndaj kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës sipas së cilës Çaushi “dëshmoi edhe njëherë se kjo parti dëshiron që të rrëmbejë pushtetin për të futur në burg kundërshtarët politikë, për të larguar nga vendi ambasadorët perëndimorë dhe për të persekutuar gazetarët dhe qytetarët e tjerë që nuk pajtohen me idetë e tyre neokomuniste”.

“Me fjalorin dhe idetë e tij kriminale të shpërfaqura sot, Driton Çaushi ka dëshmuar se ka të njëjtat qëllime si Zan Çaushi i Vlorës në vitin 1997, dhe në fakt, duke parë veprimet e deritashme VV po përpiqet të shkaktojë të njëjtën gjakderdhje në Kosovë.

Çaushi ka risjellë në kujtesë akuzat e fabrikuara e imagjinare të bashkëpartiakëve të tij në Komunën e Prishtinës, njerëzve që kanë punësuar në kundërshtim me ligjin mbi 200 hedhës molotovësh, kanë mbushur me militantë shkollat e çerdhet, ndërmarrjet komunale… Ai dhe shokët e tij me prirje piromane e shkatërrimtare, e dinë fort mirë se “70 dosjet” e famshme janë pjellë e imagjinatës së tyre e asgjë më shumë.

Çaushi, në një tekst gërditës ka derdhur sërish tërë vrerin e tij histerik duke denjuar ta përmend edhe Ambasadoren e nderuar Jacobson, të cilën ai dhe shokët e tij kriminalë e sulmuan fizikisht, e bënë me shenja dhune duke ofenduar krejt popullin e Kosovës.

Çaushi dhe sekti i tij antikosovar e antiperëndimor ka hyrë në fazë krize histerike, andaj populli i Kosovës duhet të mos bie pre e përpjekjes së tyre për të shkatërruar atë që gjenerata të tëra të popullit tonë e kanë ndërtuar për shumë dekada.

Zan Çaushët e VV-së nuk do të mund të zhbëjnë shtetin e Kosovës, nuk do të mund të ndalin liberalizimin e vizave, nuk do të mund të lënë Kosovën shtet të izoluar, nuk do të mund të prishin miqësinë e përhershme me SHBA-të, nuk do të mund të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve tanë…

Dritoni, Dardani, dhe krejt Zan Çaushët tjerë të VV-së e kanë vendin në “burgun e historisë” ku e kanë futur veten me përpjekjet që, për përfitime politike dhe ambicie personale, të shkatërrojnë perspektivën e qytetarëve” (sic.), thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori