LAJMI I FUNDIT:

Dubai, me një SMS mund të ndahesh nga gruaja

Dubai, me një SMS mund të ndahesh nga gruaja

Nëse burri i dërgon gruas SMS, në të cilën gjendet fjala ‘divorc’, kjo mjafton që shkurorëzimi të jetë i vlefshëm në Dubai.

Nga Departamenti i çështjeve islamike dhe aktiviteteve bamirëse thonë se kjo çështje është ngritur, pasi një burrë ka dashur të dijë nëse një SMS, përmes të cilit e ka njoftuar gruan për divorc, është i mjaftueshëm që ndarja të jetë valide sipas sheriatit – transmeton gazeta arabe Al Ittihad.

Burri në fjalë ishte zënë me gruan e tij dhe më pas ajo kishte shkuar në shtëpi të prindërve. Ai më pas ka shkuar atje për t’i thënë se po ndahet nga ajo, por ka pasuar një tjetër përleshje, gjatë të cilës ai po ashtu i ka thënë se kërkon divorc. Dhe në fund e ka informuar edhe një herë me SMS për vendimin e tij, gjë që e ka plotësuar kërkesën (sipas sheriatit) që një vendim është i vlefshëm nëse thuhet tri herë.


Dijetarët islamë kanë thënë se edhe pse shpallja e shkurorëzimit në një moment zemërimi nuk vlen, një SMS i tillë mund të jetë i vlefshëm, nëse burri e ka shkruar në moment qetësie. /Telegrafi/