LAJMI I FUNDIT:

A duhet qethur qeni në verë?

A duhet qethur qeni në verë?

Debati mbi qethjen e kafshëve në verë, sidomos atyre leshatore, i ka ndarë veterinerët në dy grupe të mëdha, njëri “pro” dhe tjetri “kundër”

Duke u nisur nga vetja, ne njerëzit mendojmë se sa më të larta të jenë temperaturat, aq më hollë duhet të “vishemi”. Por ja që kjo mund të mos jetë e vërtetë për shumicën e kafshëve.


Teksa djersijmë, trupat tanë freskohen, por qentë nuk kanë të njëjtin sistem “ventilimi”.

Sipas specialistëve, ata freskohen kryesisht gjatë dihatjes, gulçimit. Lagështia avullon nga gjuha e qenit teksa dihat, gjaku freskohet dhe qarkullon lirshëm, kësisoj kafsha ndihet rehat.

Nga ana tjetër, ndryshe nga ç’mund të mendohet, qimet e pastra e izolojnë qenin nga i nxehti dhe e ndihmojnë ta ndiejë më pak vapën.

dog-grooming-lg

Sidoqoftë, në disa raste, për shkak se kafsha mund të jetë e moshuar dhe lëviz pak, veterineri mund të rekomandojë ta qethni në disa zona, pasi kjo ndikon për t’i mbajtur ato të pastra dhe pa parazitë.

E rëndësishme: Mbajeni pastër lëkurën e qenit Kur qimet janë të pista ose me njolla, minimizohet efekti mbrojtës i lëkurës. /Telegrafi/