LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët italian pas Batshuayit

Dy gjigantët italian pas Batshuayit

Michy Batshuayi është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi belg ka pasur një stinor fantastik me skuadrën franceze Olympique Marseille, duke shënuar mbi 20 gola në kampionat.

Golat e shënuar kanë bërë që pas tij të vihen dy skuadrat e mëdha italiane, kampioni më i ri Juventus dhe Roma.


22-vjeçari ka treguar se do të largohet nga skuadra aktuale, ndërsa Marseille është duke pritur ofertën e duhur për të.

Sipas medieve franceze, OM nuk dëshiron ta lë të lirë lojtarin pa ardhur ndonjë ofertë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/