LAJMI I FUNDIT:

Dy gola për dy minuta në ndeshjen Angli-Islandë (Video)

Dy gola për dy minuta në ndeshjen Angli-Islandë (Video)

Kombëtarja angleze ka gjetur rrugën e golin në takimin me Islandën.

Ishte kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Wayne Rooney, i cili shënoi për 1:0 nga penalltia në minutën e katërt, pasi më parë në zonë u pengua, Raheem Sterling.


Ky ishte goli i parë i Rooneyt në këtë Kampionat Evropian.

Pa kaluar mirë dy minuta, Islanda gjen golin e barazimit me anë të Ragnar Sigurdsson, pas një harkimi në zonë të Arnason. /Telegrafi/