LAJMI I FUNDIT:

Dy italianë torturojnë në karrige elektrike shqiptarin për një motor

Dy italianë torturojnë në karrige elektrike shqiptarin për një motor

Policia greke ka arrestuar dy persona, të cilët kishin torturuar një 32 vjeçar shqiptar në një karrige elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek të Rodosit, ku dy italianët pasi kishin lidhur shqiptarin në një karrige, e kanë goditur atë me shkarkesa elektrike si dhe duke e goditur me thika.


Italiani dhe nipi i tij e kanë kërcënuar shqiptarin edhe me një sëpatë. Pas goditjeve të shumta, 32 vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Kur është zgjuar, ai ka arritur të largohet dhe të përfundojë në spitalin e Rodosit për shkak të plagëve të shumta. Mjekët kanë konstatuar shumë plagë në trupin dhe organet e shqiptarit.

Ai ka bërë denoncim në polici, duke rrëfyer edhe ngjarjen.

Shkak i konfliktit kishte qenë një motor, ku vëllai i shqiptarit ua kishte shitur italianëve që jetonin në Athinë. Çmimi i shitjes ishte 4000 mijë euro, ndërsa fillimisht do të jepeshin 2500 euro dhe pjesa tjetër do të paguhej me këste.

Marrëveshja është bërë gjatë fundvitit të shkuar, ndërsa italiani nuk e kishte paguar shqiptarin sipas marrëveshjes së arritur.

Italiani ka kërkuar sërish paratë e dhëna paraprakisht.

Të dielën pasdite, ata e lanë për t’u takuar në një lokal në zonë, ndërsa nipi i italianit priste në një hotel. Thuhet se 40 vjeçari nga Italia ishte përdorues i kokainës dhe është i njohur për policinë greke.