LAJMI I FUNDIT:

Dy maturantë në “Don Bosko” fitojnë bursa të UBT-së

Dy maturantë në “Don Bosko” fitojnë bursa të UBT-së

Maturantët e Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë, Arben Cena dhe Don Gecaj, janë fituesit e bursave 50 për qind të studimit për një periudhë trevjeçare në UBT.

Këto bursa, ata i kanë fituar me projektin “Student Link”, të prezantuar në aktivitetin “Dita e Shkencës”, e cila gjatë kësaj javë është organizuar dhe mbajtur në ambientet e QSE “Don Bosko”, në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë disa shkolla të mesme të Kosovës.

Në emër të rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, dëshmitë për bursa, studentëve ua ka dhënë dekani në UBT, njëherësh kryetar i Komisionit vlerësues për punime, dr.sc. Muzafer Shala.

Sidoqoftë, të premten, është bërë prezantimi dhe mbrojtja publike e projekteve shkencore, pjesëmarrëse në garë.

Vendin e parë e ka fituar “KKI CONTROLLER” – “Don Bosko”, Prishtinë.

Vendin e dytë “Meta Search & Klonimi i Një Disku” – “Gjin Gazulli”, Prishtinë & Arkitekt Sinani, Mitrovicë, kurse vendin e tretë e ka fituar “Alfabeti i Gjuhës Shqipe” – Kolegji “Don Bosko” – Gjilan.

Kryetari i Komisionit, profesor Shala, ka thënë se përzgjedhja e studentëve që kanë fituar bursë 50 për qind studimi në UBT, është bërë për shkak të idesë dhe realizimit të suksesshëm të projektit.

Artikull i sponzorizuar